Rozë

“Lufta” mes grave/ E dashura sekrete e yllit të Anglisë denoncon bashkëshorten e tij: Më kërcënoi se do vdisja

Autori: Gazeta inFokus 10:50 | 21 October 2024

E dashura sekrete e Kylie Walker, Lauryn Goodman, ka denoncuar në polici bashkëshorten e futbollistit Annie Kilner.

Kjo gjë ka ardhur pasi Goodman ka dërguar në polici mesazhet e ardhura nga Kilner, të cilat ishin kërcënime me jetë.

Zbulimi i fundit vjen pasi javën e kaluar se nëna e katër fëmijëve, Annie, 32 vjeçe, i dorëzoi letrat e divorcit mbrojtësit të Manchester City.

-Advertisement-

Një burim për “The Sun” tha: “Miqtë i kishin thënë Lauryn-it për kërcënimet e Annie, e cila thoshte: ‘Unë dua që ajo të vdesë’, kështu që ajo vendosi ta denonconte Annien në polici në rast se do të ndodhte ndonjë gjë me të dhe dy fëmijët e saj.”

Annie tani po përgatitet të luftojë për gjysmën e pasurisë prej 27 milionë paund të 34-vjeçarit Kyle, pasi marrëdhënia e tyre bëhet e shëmtuar.

Lauryn u zbulua se kishte dy fëmijë nën një lidhje sekrete me Walker, e cila u bë publike një vit më parë, duke tronditur botën e sportit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera