Lajme

‘Lufta’ me linçime publike për kreun e Vetëvendosjes

Autori: Gazeta inFokus 14:45 | 15 December 2017

Për më shumë së një vit fshehën mospajtimet, përplasjet dhe problemet e shumta  brenda Lëvizjes Vetëvendosje por filli i tyre doli pas publikimit të një mesazhi me fjalë ofenduese të deputetes, Aida Dërguti për themeluesin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, shkruan Infokusi.com.

Deputetja Dërguti, ka kërkuar falje për gjuhën e përdorur dhe ka dhënë dorëheqje nga kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje, si dhe nga detyra e kryetares së qendrës në Vushtrri.

Ndërsa kishte deputetë dhe aktivistë që i dolën në përkrahje Dërgutit e të tjerë Kurtit duke vënë në pah se edhe brenda VV-së ka ndarje, e që kjo ndarje ishte shumë më e thellë sesa që dukej u bë publike mbrëmë.

-Advertisement-

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Vetëvendosje, Dardan Molliqaj mbrëmë foli për herë të parë pas kësaj përçarje duke treguar se ajo ka filluar për më shumë së një vit por që ka arritur për kontrollohet dhe të mbahet vetëm brenda VV-së, shkruan Infokusi.com.

Përplasja për pozitën e të parit të partisë, koalicioni i mundshëm me Partinë Demokratike të Kosovës, gjuha e papranueshme e përdorur brenda VV-së, epiteti “babë” , ndikimi i aktivistëve nga Tirana, ishin vetëm disa nga problemet të cilat Vetëvendosje i ka ngulfatur për më shumë se një vit.

Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Imer Mushkolaj, në një prononcim për portalin “Infokusi” ka komentuar zhvillimet e fundit brenda Lëvizjes Vetëvendosje.

Mushkolaj ka thënë se situata në Lëvizjen Vetëvendosje ka eskaluar, shkruan Infokusi.com

“Tashmë situata në Vetëvendosje ka eskaluar dhe çarjet brendapartiake duket të jenë të thella”, ka thënë Mushkolaj.

Ai ka komentuar edhe deklarimin e mbrëmshëm të Molliqajt se arsyeja e mospajtimeve më të mëdha mes tij dhe Kurtiti ishte “frika” që ky i fundit kishte nëse Molliqaj do të kandidohej për pozitën e të parti të partisë.

“Beteja për kreun e partisë në secilën parti do të duhej të ishte gjëja më normale e mundshme, por jo me metoda që përfshijnë edhe linçimin publik të të gjithë atyre që nuk mendojnë njësoj”, ka thënë Mushkolaj.

Në prononcimin e dhënë për portalin “Infokusi”, Mushkolaj ka thënë se duhet të bëhet reflektim i menjëhershëm përndryshe ndarja do të jetë e paevitueshme dhe do ti bashkohet partive që ndahen për mospërmbushje të apetiteve.

“Lidershipi i partisë duhet të reflektojë nëse vërtet dëshiron të gjejë një koncensus për t’i tejkaluar mospajtimet e pakënaqësitë, përndryshe ndarja është e paevitueshme. Në këtë mënyrë, Vetëvendosje do t’i shtohej radhës së partive, individë brenda të cilave nuk kanë mundur t’i përmbushin apetitet e tyre pa e ndarë subjektin në dysh” ka përfunduar Mushkolaj.

Kujtojmë që Albin Kurti gjendet në paraburgim me aktakuzën – përdorim të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. /INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera