Lajme

Lufta e Serbisë dhe Rusisë ndaj Kosovës me “fake news”, Manxhuka tregon si po manipulohet me rastin e së premtes në Shtërpcë

Autori: Gazeta inFokus 11:21 | 07 January 2023

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka ka shkruar sot lidhur me luftën e Serbisë, në koordinim me Rusinë që po i bëjnë Kosovës me “fake news”.

Manxhuka në një postim në Facebook duke folur për rastin e plagosjes së mbrëmshme në Shtërpcë thekson se me profile të rreme e me emra shqiptarë lëvdojnë sulmin e djeshëm ndaj dy qytetarëve të komunitetit serb duke tentuar të krijojnë kinse atmosferën anti-serbe në Kosovë, shkruan Telegrafi.

“Kjo është lufta me’ fake news’ që Serbia në koordinim me Rusinë po bëjnë ndaj Kosovës.

-Advertisement-

Me profile fake me emra shqiptarë lëvdojnë sulmin e djeshëm ndaj dy qytetarëve të komunitetit serb duke tentuar të krijojnë kinse atmosferën anti-serbe në Kosovë.

Por, mbrëmë në kohë reale, institucionet jo vetëm që kanë bërë reagime por edhe personi është tashmë duke u  trajtuar nga drejtësia.

Fake news nuk kalon!”, shkruan Manxhuka. 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera