Lufta e humbur kundër korrupsionit
Autori: Gazeta inFokus 14:05 | 22 May 2017
Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit ka dominuar shpesh deklaratat e zyrtarëve të lartë të Qeverisë së Kosovës. Gati në të gjitha takimet ata kanë folur për një shtet ligjor dhe për zero tolerancë ndaj korrupsionit.
Në një rast, kryeministri në largim, Isa Mustafa, mesh tjerash, ka thënë se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar po bëhet më e ashpër dhe se angazhimi në këtë drejtim është marrë seriozisht.
“Më përgjegjësi mund të them se gjatë këtyre viteve kemi punuar me përkushtim të plotë që të zbatojmë ligjin dhe të eliminojmë korrupsionin. Ne kemi fuqizuar kapacitetet tona institucionale për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar me themelimin e ekipeve hetuese shumë disiplinore, me krijimin e mekanizmave përcjellës për rastet e korrupsionit të nivelit të lartë, si dhe me forcimin e departamentit për krime të rënda”, ka thënë Mustafa.
Por, përfaqësues të shoqërisë civile thonë se zotimet për një shtet ligjor dhe zero-korrupsion nuk u përmbushën në nivelin e duhur nga Qeveria në largim e Kosovës, e cila për afro tre vjet është udhëhequr nga koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Artan Canhasi, nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se problemi më i madh në luftën kundër korrupsionit është paraqitur te mungesa e vendimeve finale të gjykatave.
“Kemi vërejtur një trend të shtimit të aktakuzave, por nuk kemi ende vendime finale të gjykatave, sidomos për raste të nivelit të lartë… Kur kemi zhvilluar një anketë, ka dalë se 46 për qind e të anketuarve mendojnë se zyrtarët qeveritarë dhe deputetët janë të përfshirë në dukurinë e korrupsionit. Dhe, në shumë raste, perceptimi është një pasqyrim i realitetit”, thotë Canhasi, i cili, megjithatë, sheh edhe disa gjëra pozitive.
“Jo gjithçka është e zezë në këtë drejtim; duhet të ceket një trend pozitiv: ministrat janë larguar nga pozitat me fillimin e aktakuzave dhe uroj që edhe qeveria e ardhshme ta aplikojë të njëjtën gjë”, shprehet Canhasi.
Dëmet që kriza politike ia shkaktoi ekonomisë
Kryeministri në largim i Kosovës, Mustafa, pati liruar nga detyra ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, pasi Kryeprokurori i Shtetit pati ngritur akuza kundër tij për shpërdorim detyre.
Zyra e Kryeprokurorit të Kosovës, në akuzën ndaj Aganit, pati përfshirë edhe dhjetëra persona të tjerë, kryesisht mjekë të Qendrës Klinike Universitare në Prishtinë, nën dyshimet se kanë keqpërdorur fondet për dërgim të pacientëve për shërim jashtë Kosovës.
Dukuria e korrupsionit ka pasur ndikimin e vet edhe në ekonomi. Duke folur për Radion Evropa e Lirë, kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, thotë se zhvillimi ekonomik e ka pësuar.
“Kemi dy raporte të institucioneve ndërkombëtare ku thuhet se ekonomia joformale është rritur nga 35 në 38 për qind, ndërsa edhe krimi i organizuar dhe korrupsioni janë në rritje”, thekson Shahini.
Korrupsioni i lidhur me moszbatimin e ligjeve dhe gjyqësorin jo efikas
Organizata Transparency International, në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2016, e ka radhitur Kosovën në vendin e 95-të – me 36 pikë – në mesin e 176 vendeve të përfshira në raport.
Krimi ekonomik dhe korrupsioni janë cilësuar si sfida për Kosovën edhe në Raportin e fundit të Progresit të Komisionit Evropian. /Rel/
Të tjera
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...
-
TikTok-u i kërkoi sqarime Shqipërisë, i kundërpërgjigjet Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj kërkesës së TikTok për “...
-
Nitaj: Ç’është kjo mesele? Veç vitrat jepen para se të falet Bajrami, por vitrat s’janë para të taksapaguesve
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj e konsideron komuniste sjel...
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...