Lufta e grurit: India ndalon eksportet, çmimi në “stratosferë”
Autori: Gazeta inFokus 13:07 | 16 May 2022
Çmimi i grurit pësoi rritje të menjëhershme në tregjet ndërkombëtare pasi India ndaloi eksportin e drithërave bazë.
Indeksi standard i grurit u rrit me 5.9% në Çikago, më i larti prej më shumë se dy muajsh. Bllokimi i eksporteve vjen në kohën kur një valë e madhe të nxehti ka goditur të korrat në Indi, duke i çuar edhe çmimet vendase në nivele rekord.
Kostoja e çdo gjëje, nga buka tek ëmbëlsirat dhe makaronat është shtuar muajt e fundit pasi çmimet e grurit u rritën në tregjet botërore të mallrave. Qeveria indiane sqaroi se do të lejojë thjesht disa eksporte të mbështetura nga letra tregtare kredie të lëshuara tashmë, dhe për vendet që kërkojnë furnizime “për të përmbushur nevojat e tyre të sigurisë ushqimore”.
Zyrtarët sqaruan se ndalimi nuk është i përhershëm dhe mund të rishikohet. Pavarësisht kësaj, vendimi u kritikua nga grupi i shtatë vendeve më të industrializuara të botës, G7 që u takuan në Gjermani.
“Nëse të gjithë fillojnë të vendosin kufizime eksporti ose të mbyllin tregjet, kjo do të përkeqësonte krizën”, tha ministri gjerman i ushqimit dhe bujqësisë Cem Ozdemir.
G7, një organizatë e shtatë ekonomive më të mëdha në botë të ashtuquajturat “të avancuara”, të cilat dominojnë tregtinë globale dhe sistemin financiar ndërkombëtar, ka paralajmëruar ndërkohë se lufta në Ukrainë po krijon një krizë globale ushqimore dhe energjitike që kërcënon vendet e varfra dhe se nevojiten masa urgjente për të zhbllokuar rezervat e drithit që Rusia po i pengon të dalin nga Ukraina.
Të tjera
-
“Dështova”, zbulohet letra që shkroi atentatori i Donald Trump
Personi i cili tentoi të eliminonte kandidatin republikan për president Donal...
-
Ia vendosën bllokadën pasi nuk e pagoi parkingun, qytetari në Vushtrri bën veprim të pazakontë!
Komunat e Kosovës kanë nisur aplikimin e pagesave për përdorimin e hapësirave...
-
Rohde pas takimit me Orav: Pres që bashkërisht ta sjellim Kosovën më afër Bashkimit Evropian
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, është takuar sot me...
-
“Fatonin e vrau shteti”: Nëna e tij kritikon Bislimin dhe Haxhiun
Shehrije Hajrizi, nëna e Faton Hajrizit, deklaroi se të birin ia vrau shteti....
-
Ushtari 15 vjeç i UÇK-së, i verbër
Përjetimet e luftës nuk mund t’i rikujtojë më përmes fotografive. Por, ato...
-
Gjyqtarja e Kushtetueses Remzije Istrefi-Peci, fituese e çmimit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut
Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Remzije Istrefi-Peci, është fitu...
-
BE ankesë në OBT ndaj Kinës
Komisioni Evropian ka filluar procedurat e ankimit në Organizatën Botërore të...
-
Osmani takohet me Clintonët: Faleminderit për gjithçka që keni bërë për Kosovën
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka takuar ish-presidentin e ShBA-së Bil...
-
Hetemi mohon kthimin e Miletiqit në komunë, sqaron situatën
Është raportuar për kthimin në punë të ish-nënkryetarës së Leposaviqit, Draga...
-
Tahiri: Katër vitet e fundit kanë shkatërruar shpresën për një jetë të mirë dhe punësim
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik...
-
Pacolli në New York: Marrëdhëniet e Kosovës me Kenian po avancojnë në një nivel më të lartë
Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli po i vazhdon takimet e tij...
-
Reagon Edi Rama për “Shtetin Bektashi”: Një thesar për shqiptarët…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin e tij në X lidhur me krijimin e s...