Lajme

Lufta dyfishon lindjet e parakohshme, foshnjat luftojnë për jetën në qytetet e bombarduara

Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 28 March 2022

Në qytetin e rrethuar të Kharkiv dhe në Lviv janë dyfishuar lindjet e parakohshme të foshnjave.

BBC sjell historinë e vogëlushes 5-muajshe, Polina, e cila peshonte më pak se 600 gram kur lindi dhe tashmë po lufton për jetën e saj.

Lindjet e parakohshme si ajo e Polinës janë rritur që kur filloi lufta, sipas Iryna Kondratova, drejtoreshë në klinikën ku lindi Polina.

-Advertisement-

“Infeksionet, mungesa e ndihmës mjekësore, ushqimi i keq: lufta krijon rrezik për lindje të parakohshme”, tha ajo.

Lindjet e hershme tani përbëjnë 50% të të gjitha lindjeve në klinikën e saj.

Jo të gjitha spitalet Ukrainës po raportojnë një rritje, por në maternitetin në Lviv, i cili ka parë një fluks të fundit të nënave nga zonat e konfliktit, lindjet e parakohshme janë dyfishuar, nga një në dhjetë në një në pesë.

Spitali ka nisur të ndërtojë një bunker të posaçëm nëntokësor për të strehuar foshnjat, në rast të sulmeve ajrore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera