Lajme

Lufta dhe sanksionet rrisin në ekstrem çmimet e veturave në Rusi

Autori: Islam Morina 17:36 | 17 March 2022

Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, Federata Ruse, po përballet me sanksione të ashpra nga perëndimi.

Kjo ka ndikuar që rubla ruse të pësoj inflacion të lartë e çmimet të rriten në norma të larta si asnjëherë tjetër që nga viti 1999, shkruan Gazeta Infokus.

Një rritje të tillë çmimesh deri në ekstrem ka pësuar edhe tregu i makinave të përdorura në Rusi, kështu ka bërë të ditur Agjencia e Lajmeve “RIA Novosti”.

-Advertisement-

Makinat në tregun sekondar të Rusisë janë rritur me një të tretën e çmimit, raporton kjo agjenci e lajmeve.

Përderisa Mercedes, dhe BMW-ja kanë shënuar rritjen më të lartë me 32% të çmimit, Toyota, Nissan, Kia, Skoda, Volkswagen, Hunday dhe Ford, kanë shënuar rritje nga 18 deri në 28%, kurse çmimi i Ladës ruse, ka shënuar rritje çmimi prej 15%.

Në vijim ju japim listën e markave të veturave të tregut të makinave të përdorura me çmimet mesatare dhe rritjen që kanë pësuar deri më tash.

➖ Mercedes-Benz (çmimi mesatar – 4.52 milion rubla, rritje + 32%)

➖ BMW – (3.49 milion rubla, + 32%)

➖ Toyota – (2.91 milion rubla, + 28%)

➖ Nissan – (1.45 milion rubla, + 25%)

➖ Kia – (1.55 milion rubla, + 24%)

➖ Skoda – (1.43 milion rubla, +24%)

➖ Volkswagen – (1.67 milion rubla, + 24%

➖ Hyundai — (1.45 milion rubla, +21%)

➖ Ford – (1.12 milion rubla + 18%)

➖ Lada – (388 mijë rubla, +15%)./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera