Sport

Lucas Vazquez tregon të vërtetën për penaltin e akorduar në minutat shtesë të takimit

Autori: Gazeta inFokus 11:23 | 12 April 2018

Real Madridi e eliminoi Juventusin nga çerekfinalja e Kampionëve pas një penaltie të akorduar në minutat shtesë të takimit, shkruan infokusi.

Kjo penalti ka ngritur thashetheme ndër më të ndryshmet, por jo të gjithë mendojnë se tentativa e Mehdi Benatia për të fituar topin ishte e parregullt.

LEXO EDHE: Ja ndeshjet që zhvillohen sonte në Evropa Ligë

-Advertisement-

Lucas Vazquez, megjithatë, është i bindur se ai është penguar në zonën e rreptësisë dhe arbitëri Michael Oliver mori vendimin e duhur duke akorduar me plot të drejt penalti për Realin.

“Po, ishte një ndërhyrje” tha ai. “Kur u vendosa për të goditur topin, Benatia bëri ndërhyrje nga prapa. Nuk ka diskutim. Është normale që lojtarët e Juventusit kanë protestuar, ishte minuta e fundit e takimit “, ka thënë Vasquez.

Ai përfundoi duke theksuar se Real Madrid tani është në gjysmëfinale i motivuar dhe me misionin e arritjes në finalen e madhe e cila do të  zhvillohet  në Kiev. /infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera