Rozë

Luana Vjollca inspirohet nga Beyonce për dukjen e fundit në ‘Love Island Albania’?

Autori: Gazeta inFokus 14:06 | 09 October 2023

Moderatorja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, gjithmonë i ka mahnitur shikuesit me paraqitjet e saj televizive.

Kësaj here ajo tërhoqi vëmendje me veshjen e saj në episodin e fundit të spektaklit që ajo po prezenton.

Bukuroshja e ekranit pati veshur një fustan të gjatë me ngjyrë të verdhë, ndërsa pjesa e pasme ishte me të zezë.

-Advertisement-

Në sy bien detajet që i ka fustani përpara, të cilat janë të ngjashme si të kostumit që Beyonce veshi gjatë turneut të saj të “Renaissance”.

Ky ishte njëri prej kostumeve mahnitëse, me të cilat Beyonce shkëlqente gjatë performancave të saj, e që edhe Luanës pa dyshim i rrinte në mënyrë perfekte.

Kjo nuk është hera e parë që Luana tregon linjat e saj joshëse, e gjithmonë duke lënë shumë mbresa te ndjekësit e saj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera