Rozë

Luana Vjollca dhe Samanta Karavella kanë pasur të njëjtin të dashur (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 11:22 | 17 May 2017

Ka ndodhur shpesh që bukuroshet e showbiz të dashurohen me të njëjtët djem, e deri tani rastet e tilla janë të shumta.

Luana Vjollca është aktualisht me ish të dashurin e Dafina Zeqirit, Krenar Çocajn, i cili është përfolur edhe për një lidhje me Genta Ismajlin dhe këngëtare të tjera, shkruan “Tabloid.al”.

-Advertisement-

Por me gjasa, pak prej jush e dinë që përpara se të lidhej me Krenarin, Luana ka pasur një romancë relativisht të gjatë me ish të dashurin e Samanta Karavellas.

Po flasim për vitin 2013, që sipas “Tabloid.al”, Samanta sapo ishte ndarë nga biznesmeni nga Tirana, Kreshnik Kasneci. Nga ana tjetër, Luana i kishte dhënë fund fejesës me këngëtarin nga Shkupi, Adrijan Gaxha…

Lidhja e Luanës me Kreshnikun zgjati për gati dy vjet, ndërsa arsyet e ndarjes së tyre nuk u zbuluan kurrë. Vetë Luana nuk ka folur asnjëherë për këtë lidhje, pavarësisht titujve të medieve që flisnin për të.

Asokohe thuhej gjithashtu se për këtë histori ka pasur edhe një hatërmbetje mes Luanës dhe Samantës, të cilat nuk i drejtonin fjalën njëra-tjetrës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera