Lajme

LSI: Praktika negative e koncesioneve rrezikon rritjen e borxhit me 7%

Autori: Gazeta inFokus 12:03 | 04 October 2017

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka dalë në një konferencë për shtyp paraditën e sotme. Ai gjatë daljes së tij para mediave komentoi raportin e fudnit të FMN-së për Shqipërisë ku flitej për ekonominë. Vasili është shprehur se shqetësimin për koncesionet LSI e ka ngritur qysh para një viti, por kjo nismë është bllokuar nga mazhoraca e tanishme.

Duke cituar FMN-në, Vasili shprehet se ka rrezik që koncesionet ta rrisin borxhin publik me 7% dhe do të rrëzojnë premtin e qeverisë për rritje ekonomike.

“Praktikë negative e koncesioneve. Ju e dini që ky shqetësim na ka shoqëruar për një kohe të gjate dhe ne kemi propozuar një nismë për koncesionet, por është bllokuar prej më shumë se 1 viti nga PS në komision. Koncesionet rrezikojnë rritjen e borxhit deri në 7% dhe rrëzon premtimin e qeverisë për rritjen ekonomike. FMN flet qartë se projekti prej 1 mld eurosh që bazohet tek koncesionet është një lajm i zi për shqiptarët. FMN nënvizoi se ky menaxhim i dobët i ekonomisë ka rritur borxhet. Investimet me koncesion janë një lajm i zi për ekonominë. Sot është koha për një reflektim shumë të thellë dhe ekonomia shqiptare duhet të jetë në monitorim pasi e ardhmja ekonomike është në dyshim.”- tha Vasili.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera