LSDM dhe BDI flasin pas incidentit ndaj Osmanit – “Aeroporti ka kamera, krejt detajet shihen”
Autori: Gazeta inFokus 10:14 | 04 August 2024
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ditë më parë ishte subjekt i një incidenti të rëndë të shkaktuar nga sigurimi i aeroportit të Shkupit, që del të jetë i urdhëruar nga vetë Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut.
Shteti maqedonas kundër çfarëdo konventeje ndërkombëtare dhe sensi të shëndosh diplomatik dhe marrëdhëniesh fqinjësore dyshtetëshe tentuan ta vendosin Osmanin nën një kontroll të rreptë sigurie deri në masën ku edhe fizikisht provuan t’ia mirrnin telefonin nga dora.
“Aeroporti është nën vështrim të plotë me kamera dhe pa problem mund të konstatohen të gjitha hollësitë…kemi informatat e plota se çfarë ka ngjarë saktësisht…nëse fshihen gjithçka do të publikojmë”.
Kështu vijon mesazhi i Lidhjes së Socialdemokratëve (LSDM) të Maqedonisë së Verut drejtuar pushtetit aktual maqedonas në koalicion me VLEN-in shqiptar të mbështetur nga Lëvizja Vetëvendosje, pas incidentit skajshmërisht fyes ndaj shtetit të Republikës së Kosovës, ku u pengua, e për më tepër sulmua, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
LSDM-ja, partia që qeveriste me vendin deri para disa muajsh, ka denoncuar ashpër Ministrinë e Punëve të Brendshme të RMV-së duke i qëndruar asaj që rasti assesi nuk duhet të anashkalohet deri në zbardhjen e plotë dhe dhënies së përgjegjësisë, po ashtu edhe për përfshirjen e sigurimit personat të Kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë, Afrim Gashi.
“I turpëruar” është ndjerë kryetari i partisë më të madhe shqiptare atje, ndonëse tash jo në pushtet, Ali Ahmeti, i cili peshën e fajit e rëndoi te partitë shqiptare të VLEN-it në koalicionin qeverisës.
“Unë skuqem nga turpi i tyre dhe lus të gjithë vëllezërit dhe motrat në Kosovë, por edhe qytetarët tanë, që ti falin për arsye se nuk dijnë se ç’bëjnë. Kur nuk kanë turp të shkelin mbi popullin e vet, mbi vullnetin demokratik të qytetarëve në zgjedhje e të vihen në shërbim vazal e servil të tjetër kujt duke na sjell Putinin e Vuçiqin në Qeveri, atëherë si pyet askush për asgjë dhe na turpërojnë çdo ditë, nga disa herë me radhë”, ka shkruar Ali Ahmeti.
Krejt kjo ngjarje ngjau një ditë para se Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, udhëtoi për në Beograd në takim zyrtar me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ngjarje kjo me Osmanin që mund ta ketë bërë më të mirëpritur Davkovën atje.
Nga Presidenca e Kosovës e kanë shpjeguar fije-për-pe se si u shpalua ky incident, e që u dha si “sulm ndaj Republikës së Kosovë” dhe “provokim”.
“Situata e djeshme në Aeroportin e Shkupit nuk mund të shpjegohet e as të vlerësohet ndryshe, përveçse si një provokim i pastër dhe tendencë për të shkaktuar incident”, thanë nga Presidenca e Kosovës.
“Në vend të arsyetimeve dhe lejimit të propagandës kundër Republikës së Kosovës, kërkojmë nga autoritetet zyrtare në Shkup që me urgjencë ta trajtojnë rastin me seriozitet të lartë dhe të merren masat përkatëse ndaj zyrtarëve që kanë bërë këtë sulm ndaj Republikës së Kosovës”.
Këshilltarja e Presidentes, Donika Kadaj Bujupi e ka shpjeguar po ashtu krejt ngjarjen, për çka edhe e kualifikoi si “shokuese”.
“Presidentja e mban telefonin në dorë, sipas të gjitha protokolleve të sigurisë, është mjet pune, që diskutohen edhe temat e sigurisë, dhe në asnjë mënyrë, për asnjë çmim, pavarësisht tendencave, presidentja nuk e dorëzon telefonin. Refuzoi me dorëzu telefonin në skaner, dëshironin me konfisku telefonin. Fizikisht, me trup, merrshin turr, e kanë shtyrë fizikisht, tentuan me ia marrë telefonin, me ia konfisku”.
“Është skandaloze, është shokuese. Kurrë në 20 vjet të karrierës time në udhëtime që kemi pasur, nuk ka ndodh një përpjekje e tillë që fizikisht me ta konfisku. Ajo nuk e dorëzoi, në atë moment reaguan policët e Kosovës. Ishte në nivelin më të lartë të detyrës, reaguan me trupat e tyre e mbrojtën presidenten dhe Republikën. Ajo e përfaqësonte shtetin, ky është sulm ndaj shtetit. Policia e Kosovës e kreu punën e vet në mënyrë profesionale”, deklaroi Donika Kadaj-Bujupi.
Të tjera
-
Rrịhet brutalisht mërgimtari afër diskotekës në Prishtinë – këta janë katër të dyshuarit
Katër persona kanë rrahur brutalisht dy persona në mëngjesin e 7 shtatorit në...
-
Evropa përballet me “sfida ekzistenciale” për të rritur prodhimin, raporti: Të rriten investime në vlerë 750-800 miliardë euro
Bashkimi Evropian duhet t’i rrisë masivisht shpenzimet, përmes huamarrjes së ...
-
Aktakuzë ndaj një personi për falsifikim të dokumentit zyrtar dhe hyrje të paautorizuar kompjuterike
Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit M.Ş....
-
Policia arreston deçanasin që mbrëmë thẹri me thịkë një person
Policia e ka arrestuar një person që kishte ikur pasi mbrëmë e kishte therrur...
-
Maqedonci për konkursin e FSK-së: I shërbeni atdheut, do të keni mundësi të zhvilloni një karrierë të sigurtë
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka dhënë detaje lidhur me hapjen zyrtar...
-
Kosovari gjobitet me 12 mijë euro nga Kroacia për kontrabandim të cigareve
Një kosovari i është shqiptuar gjobë në vlerë të 12 mijë eurove për shkak të ...
-
Kurti pret Lulzim Hetemin dhe autoritetet e Leposaviqit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar të hënën me autoritetet loka...
-
Mbledhja e parë e kryesisë së Kuvendit pas pushimeve – Partitë premtojnë shumë në prag të zgjedhjeve
Paga deri në 1 mijë euro, zhvillim ekonomik , kalimi i projektligjeve të zvar...
-
Kryeministri serb: Lajçak vjen në Beograd dhe së shpejti zhvillohet një takim në Bruksel
Kryeministri serb Millosh Vuçeviq tha se emisari i BE-së për dialogun Kosovë-...
-
Tahiri i AAK-së: Do të angazhohemi që paga të jetë 1 mijë euro
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK, Besnik Tahiri, ka thënë se në këtë sesion ...
-
Tahiri: PDK-ja do të angazhohet që Kosova të ketë qeverisje të re në krye me Bedri Hamzën
Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thën...
-
Konjufca për dialogun: Është në qorrsokak prej të cilit s’po shoh dalje – Banjska ishte gozhda e fundit në ạrkivol
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi ndodhet ...