Sport

Lothar Matthäus sulmon presidentin e nderit të Bayernit: Po shkakton shqetësim

Autori: Gazeta inFokus 10:50 | 24 July 2024

Ish-lojtari i Bayernit dhe Interit, Lothar Matthäus, nuk mund të qëndronte pa dhënë opinionin e tij për komentet e presidentit të nderit të klubit bavarez, Uli Hoeness, duke u shprehur pa filtra se “nuk është më shefi”.

Pak qartësi

“Për sa u përket pozicioneve, Max Eberl dhe Christoph Freund janë vendimmarrësit, por përmes këtyre deklaratave mund të shihni se ku qëndron ende vendimmarrësi kryesor”, akuzoi Matthäus.

-Advertisement-

Çfarë të presësh nga merkatoja

Nuk mbaroi me kaq, sepse Matthäus më pas vazhdoi të komentojë mbi planifikimin sportiv që do të bëjë klubi bavarez, i cili do të mbajë “Joshua Kimmich si numrin gjashtë, gjë që nuk ndodhi me Tuchel”, më pas duke e zhvendosur vëmendjen te Matthijs. de Ligt. Mbrojtësi holandez duket afër lamtumirës, me Manchester United që po bën presion:

“De Ligt – pranoi Matthäus – e di se çfarë po ndodh dhe Serge Gnabry, Kingsley Coman dhe menaxherët e tyre mund të lexojnë gazetat”, përfundoi ai.

Duke vazhduar me një qortim ndaj presidentit të nderit të Bayernit se “ka lënë Oliver Kahn dhe Hasan Salihamidžić të shpërdorojnë paratë e klubit”, prandaj ai “nuk dëshiron që asgjë të shkojë keq përsëri”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera