Lorik Cana zbulon sëmundjen që e detyroi të linte futbollin (Foto)

Autori: Gazeta inFokus
20:38 | 28 April 2017
Për herë të parë Lorik Cana zbulon arsyen e vërtetë që e detyroi të varë këpucët në gozhdë.
I ftuar në emisionin “Pasdite në Top Channel”, ish-kapiteni kuq e zi tregoi se ishin problemet me zemrën ato që i detyruan mjekët të ndalonin Lorikun të luante në fushë. Megjithatë, pavarësisht këshillave të tyre, Cana luajti edhe një vit deri sa përfundoi edhe pjesëmarrja e Shqipërisë në Kampionatin Europian të futbollit.
“Ka qenë një periudhë që unë luaja dhe në fushë ishte dhe defibrilatori në rast se do ishte i nevojshëm, kjo më shqetësonte pak, por më pas e harrova praninë e tij në fushë dhe rrezikun e zemrës dhe luajta deri në ndeshjen e fundit”, tha ai për Jonida Shehun në “Pasdite në Top Channel”.
Angazhimet e tij të fundit e kanë mbajtur të lidhur me futbollin. Ai do të nisë realizimin e fushave të sportit për fëmijët në Tiranë dhe më pas edhe në bashki të tjera, si projekti i parë i fondacionit që mban emrin e tij. Por angazhimet e tij nuk do të mbeten vetëm me fondacionin “Lorik Cana”, teknologjia është një tjetër fushë ku do të investohet nga futbollisti i njohur, gjithashtu certifikimet për t’u bërë trajner janë në planet e tij të afërta.
Dhe sigurisht familja, koha që kalon me djalin dhe të afërmit e tjerë janë prioritetet e tij këtë periudhë. Ai rrëfeu gjithashtu për dasmën me nusen italiane, Monikën dhe për djali e tyre të vogël Bojken, që i ngjan shumë të dyve kur ishin të vegjël.
Ai tregoi përmes një videoje të martesës e cila u publikua për herë të parë në Pasdite në Top Channel, ceremoninë e dasmës, momente intime familjare, madje zbuloi edhe anëtarët e tjerë të familjes Cana. Loriku është vëllai i madh i dy motrave, Laura dhe Lea 15-vjeçare. Ai nuk la pa përmendur dhe njohjen me Monikën në një restorant në Itali dhe sesi një rastësi e bukur, solli në jetën e tij shpirtin binjak.
“E pashë rastësisht në një restorant në Romë, i lash numrin tim të telefonit kamerierit dhe ika, erdha në Shqipëri për t’u grumbulluar për ndeshje. Monika më dërgoi pas disa ditësh një mesazh ku me thoshte se këto mënyra kanë dalë nga moda, por mesa duket edhe pse jashtë mode mënyra ime funksionoi”, tregoi ai në “Pasdite në Top Channel”./TCH



Të tjera
-
‘Mos i hidh ato bomba, kthej pilotët mbrapa’, Trump paralajmëron Izraelin
Presidenti amerikan Donald Trump tha të martën se si Izraeli ashtu edhe Irani...
-
Vendimi i Gjykatës Komerciale, ZRRE: Është rast individual, s’ndikon në të gjitha bizneset
Zyra e Rregullatorit për Energji, ka thënë se vendimi i Gjykatës Komerciale p...
-
Krasniqi takohet me përfaqësuesin norvegjez për BP: PDK, partner i besueshëm në rrugën euroatlantike të Kosovës
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur sot në t...
-
Hysni Gucati viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Lufta jonë ka qenë e pastër…
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati ka tak...
-
Maqedonci në takim lamtumirës me Atasheun e Mbrojtjes së Kroacisë, e falënderoi për shërbimin e tij
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ...
-
Izraeli vret një tjetër shkencëtar të lartë bërthamor i Iranit
Mediat shtetërore iraniane kanë identifikuar një tjetër shkencëtar të lartë b...
-
Mustafa: Vendimi i Gjykatës kundër ZRRE-së mbron sektorin privat nga një goditje e madhe
Arben Mustafa i PDK-së, thotë se vendimi i Gjykatës Komerciale për pezullimin...
-
Jahti gjigand i miliarderit izraelit ndalet në Portin e Durrësit
Në portin e Durrësit është ankoruar sot jahti gjigand i miliarderit izralelit...
-
Policia e Kosovës merr përsipër sigurimin fizik të QKUK-së
Punëtorëve të sigurimit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), rr...
-
62.1% e qytetarëve, të kënaqur me punën e bërë nga Presidentja Osmani
Në vlerësimin ndaj liderëve sipas omnibusit të bërë nga UBO Conulting, lideri...
-
Në Fushë Kosovë nis ndërtimi i deposë qendrore të barnave, investohen një milion e 770 mijë euro
U vu gurthemeli për depon e re qendrore të barnave në Kosovë, një projekt që ...
-
Diku deputet e diku kryeministër – Kurti tregon pse s’flet për media kur zhvillohen seancat
Diku deputet e diku kryeministër – Kurti tregon pse s’flet për media kur zhvi...