Sport

Lorik Cana shkon në Amerikë, nuk do e besoni sa para mblodhi brenda një dite

Autori: Gazeta inFokus 14:10 | 04 December 2019

Lorik Cana, kapiteni legjendar i kombëtares shqiptare ka marrë një nismë tepër të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nuk dihet për cfarë ishte udhëtimi i tij, por ndryshoi tërësisht qëllim pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit.

Si shumë emra të njohur, Cana u solidarizua duke mbledhur fonde për të gjithë të prekurit që mbetën në qiell të hapur dhe nuk kanë një strehë ku të qëndrojnë.

-Advertisement-

Brenda një dite, ai ka arritur të mbledhë 50-60 mijë dollarë, të cilat do shfrytëzohen për të ndërtuar shtëpi.

“Sigurisht ka pasur anulime të mbrëmjeve, por shoqatat kryesore kanë vazhduar të mbledhin njerëzit me të njëjtin simbol dhe amur, jo më në formë gëzimi për të festuar, por në formë mbështjeje. Dhe besoj ka qenë mënyra e duhur. Dhe ne i kemi inkurajuar njerëzit që të vazhdojnë dhe të japin donacione në këto ditë dhe në javët në vijim aq sa munden”, tha ai për ‘Zërin e Amerikës’.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera