Sport

Lorik Cana e prezanton trofeun në “Air Albania Stadium”, fillon finalja historike mes Romës dhe Feyenoordit

Autori: Gazeta inFokus 21:03 | 25 May 2022

Tashmë është gjithçka gati për finalen e parë dhe historike në Ligën e Konferencës, e cila zhvillohet mes Romës dhe Feyenoordit.

Futbollistët e të dy skuadrave tashmë kanë hyrë në fushën e lojës, shkruan Gazeta Express.

“Air Albania Stadium” gjithashtu është mbushur me tifozët italianë e holandezë, teksa nuk mungojnë edhe ata prej vendeve të tjera.

-Advertisement-

Trofeun e Ligës së Konferencës në mesin e fushës e dorëzoi legjenda e futbollit shqiptar, Lorik Cana.

Jose Mourinho e nis ndeshjen me formacionin 5-4-1: Rui Patricio; Mancini, Smalling, Ibanez; Karsdorp, Cristante, Mkhitaryan, Pellegrini, Zalewski; Zaniolo, Abraham.

Kurse, Arnet Slot me formacionin 4-3-3: Bijlow; Geertruida, Trauner, Senesi, Malacia; Aursnes, Til, Nelson, Kökçü; Sinisterra, Dessers.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera