Rozë

Lori Hoxha harroi që ky detaj ka kuptim të veçantë për të gjithë shqiptarët

Autori: Gazeta inFokus 10:08 | 28 November 2018

Ashtu siç kishte premtuar prej disa kohësh Lori Hoxha ka publikuar vlogun e saj të dytë në kanalin e saj në YouTube.

Kësaj here ajo kishte vendosur të tregonte disa fakte interesante mbi veten për të gjithë ata që nuk e njohin nga afër.

Teksa kuptuam se Lori është një natyrë e pavendosur dhe pendohet shpejt, nuk mund t’a mohojmë që u habitëm disi për mënyrën se si ajo ndihet tani për tatuzhet e saj, e sidomos për njërin që mban një simbolikë të veçantë.

-Advertisement-

E intervistuar disa kohë më parë në IN Tv, Lori zbuloi se 13 tatuazhet që kishte në trup kishin qenë ëndrra e saj që e vogël.

Një prej tyre është dhe harta e Shqipërisë të cilin Lori e kishte realiziar kur Shqipëria luante në Botëror.

“Ndjehesha mjaft patriote dhe mjaft mirë dhe ndaj e bëra”, është shprehur Lori.

E megjithatë tani nje vit më vonë, duket se Lori ndihet mjaft ndryshe për 13 tatuazhet e saj, përfshirë dhe atë me Shqipërinë, sepse mesa duket i janë mërzitur.

Nuk mund të themi që nuk e kuptojmë pasi nuk është e rrallë që njerëzit të pendohen për tatuazhet e tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera