Rozë

Loredana nuk e harron dot Mozzik-un

Autori: Gazeta inFokus 13:28 | 31 October 2019

Ndarja e Loredanës dhe Mozzik bëri jo pak bujë në mediat rozë. Vetë reperja e pranoi se nuk është më me Mozzik-un dhe se tashmë është një nënë beqare.

Pa treguar arsyet që e çuan drejt këtij vendimi, Loredana duket e fokusuar vetëm tek e bija, Hana. Mirëpo, siç duket ajo nuk mund ta harrojë Mozzik-un.

Ajo ka publikuar një varëse që e mban pothuajse gjithmonë në qafë: me një kryq dhe simbolet e Mozzik dhe Hanës.

-Advertisement-

Me siguri ky postim nuk ka qenë pa shkak. Ajo më pas është penduar dhe e ka fshirë foton e varëses.

E vetëm pak orë pas, reperi ka bërë një postim në rrjete sociale i cili ngjason si një përgjigje indirekte.

Duke reflektuar për rrugëtimin e deritanishëm në karrierë ai mes tjerash deklaron:

“Do qëndroj pa lëvizur karakterin vetëm duke forcuar atë.

Do i qëndroj besnik sakrificave të mia falë atyre që jam këtu.

Do i rikujtojë të gjitha momentet, në momentet më të mira që ta di që apo po nuk i mbajte mirë ikin e nuk kthehen më.

Do eci kryelartë pa ndalur epshin për sukses.

Do kujtoj fytyrën e nanës kur e bëra të qante, e si lotëve të saj i shpalla luftë që t’ia kthej mbështetjen ngaqë e meriton.

Më duaj ose më urrej, që të dyja janë ndjenja”, shkruan Mozzik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera