Rozë

Loredana ia publikon këtë video Mozzikut, teksa ai…

Autori: Gazeta inFokus 14:07 | 03 October 2017

Ditë më parë reperi i njohur Mozzik ishte bërë lajm në mediet rozë.

E shkak për këtë ishte ‘ndarja’ nga e dashura e tij Loredana, transmeton Gazeta Express.

Dyshimet për ndarje lindën pasi që ai dhe Loredana kishin fshirë nga rrjetet sociale. Dyshimet veçse u shtuan kur ata vendosën të mos e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.

-Advertisement-

Mirëpo, yjet gjithmonë dinë të befasojnë fansat e tyre.

Loredana e Mozziku nuk qëndruan shumë kështu. Raportet e tyre përsëri i kanë rregulluar.

Madje ishte vetë vëllai i Loredanës i cili në një video live në Instagram kishte konfirmuar se motra  e saj dhe Mozzik janë së bashku.

Pas kësaj dyshja e njohur kishin filluar ta ndjekin njëri-tjetrin përsëri në Instagram.

E këto ditë Mozzik ka shkuar në Gjermani atje ku edhe është Loredana. Kjo e fundit në llogarinë e saj në Instastory ka postuar një video të Mozzikut teksa ai është duke dhuruar puthje.

Për më shumë shikoni videon më poshtë./Gazeta Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera