Lopët zvicerane, më të shëndosha se ç’duhet
Autori: Gazeta inFokus
11:42 | 21 August 2018
Teksa kullotat e thara po i detyrojnë fermerët në të gjithë Europën të blenë ushqime më të shtrenjta për gjedhët e tyre të uritura, një shoqatë zvicerane e bulmetit ka gjetur një zgjidhje të pjesshme: kafshë më të vogla.
Grupi “New Swiss Cow”, i cili këshillon mbi 100 fermerë, po përpiqet të zhbëjë përpjekjen 50-vjeçare për gjedhë më të mëdha në Zvicër. Sipas tyre kjo gjë bazohet mbi premtimin e rremë se do të sjellë përfitime më të mëdha ekonomike nëse prodhon më shumë qumësht. Por edhe pse është e vërtetë se tashmë kjo racë e përhapur në Zvicër prodhon më shumë qumësht, lopët më të vogla prodhojnë në një mënyrë më eficiente duke kërkuar më pak ushqim dhe hapësirë. Ato gjithashtu kanë nevojë për më pak vizita tek veterineri, se sa kushërinjtë e tyre të modifikuar gjenetikisht.
Që prej viteve ’60, lopët zvicerane janë rritur deri në 800 kilogramë, duke u përzier me demat amerikanë. Pothuajse gjysma e 537 mijë gjedhëve në Zvicër janë të racës simmental, e cila është miksuar me Red Holstein të SHBA. Kjo përzierje racash ndihmoi në dyfishimin e prodhimit vjetor të qumështit për kafshë në 7,400 litra.
Megjithatë, kafshët më të vogla prej 500 deri në 600 kilogramë mund të prodhojnë në mënyrë me eficiente 6 mijë deri në 7 mijë litra qumësht. Ky parim vlen edhe për racat e tjera të lopëve përtej kufijve të Zvicrës.
Megjithatë, në Zvicër ka një arsye shtesë për të zëvendësuar lopët: gjedhët më të lehta mund të arrijnë më lehtë në kullotat alpine.
Sfida pritet të jetë më e madhe për fermerët europianë këtë vit edhe për shkak se thatësirat në Gjermani kanë reduktuar ndjeshëm rendimentin e grurit. Të korrat këtë vit pritet të jenë më të paktat në 24 vite, çka do të thotë se çmimi i ushqimit për lopët e derrat do të rritet këtë vit.

T� tjera
-
Djali i Arlinda Zekajt merr pjesë në varrimin e nënës
Arlinda Zekajt i është dhënë lamtumira e fundit në varrezat e fshatit Radac. ...
-
Kryeprokurori i Shtetit ricakton tri lëndë penale në rastin e Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka nxjerrë tri vendime për ricaktimi...
-
KRU “Prishtina” njofton për intervenime në disa zona
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ekipet e mirëmbaj...
-
Dita e 15-të e tubimit në Tiranë – Protestuesit grumbullohen para Ministrisë së Arsimit, forcat e rendit dhe autoboti qëndrojnë gati
Në Tiranë mbahet dita e 15-të e protestës së studentëve, ku disa prej tyre ka...
-
Arlinda Zekajt i jepet lamtumira e fundit, lot e mërzi në varrimin e saj
Pasditen e së martës, Arlinda Zekajt i është dhënë lamtumira e fundit. Ajo p...
-
Ceremonia e varrimit të Arlinda Zekajt, imami i fshatit në lotë: Duhet ta presim djalin, po e sjellin policia
Në Pejë po mbahet ceremonia e varrimit të Arlinda Zekajt e cila u vra ditë më...
-
Humb jetën një person në Istog, u lëndua në vendin e punës
Këtë të martë, rreth orës 08:40, Policia është njoftuar për një rast në fshat...
-
Zhvendosja e ETC-së në lokacionin e ri në Pejë – hapja më 28 tetor 2026
ETC Pejë zhvendoset në ambientet e reja në Europe City Mall Qendra Tregta...
-
“Arlinda kërkoi ndihmë, shteti e braktisi”: QIKA kërkon dorëheqjen e Donika Gërvallës
Organizata QIKA ka mbajtur një tjetër aksion simbolik pas rastit të vrasjes s...
-
Jeton Sylaj sillet në Gjykatë – injoron pyetjet e gazetarëve që e pyesin nëse vɾa*sja e Arlindës ishte e planifikuar
Bashkëshorti i Arlinda Zekajt e cila u vra nga ana e kunatit të saj, Jeton Sy...
-
Kurti pas takimit me përfaqësuesit nga Lugina: Fitorja juaj është dyfish historike
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të martën përfaqësuesit shqipt...
-
Ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt del para gjykatës
Jeton Sylaj, ish-bashkëshorti i së ndjerës Arlinda Zekajt, ka dalë para gjyka...
































