Lajme

Lopët ngordhin të gjitha përnjëherësh dhe në rresht

Autori: Gazeta inFokus 23:22 | 09 March 2018

Një fermer australian gjeti gjashtë lopë të shtrira në rresht, duke mbetur i habitur, raporton BBC.
Kafshët u zbuluan pranë një gardhi me tela me gjemba në një rezervat në Queensland, pak ditë pas një stuhie të fortë.

Pronari i lopëve, Derek Shirley, tha se ishte “i tronditur” nga zbulimi.

Dr. Sabrina Lomax, një ekspert i blegtorisë nga Universiteti i Sidneit, tha se besonte se të gjitha kafshët kishin prekur gardhin para se të ngordhnin.

-Advertisement-

“Në këto lloj aksidentesh të çuditshme, kjo ishte vetëm një vendosje e papërshtatshme e kafshëve në lidhje me rrufenë”, tha Dr Lomax.

“Ato mbetën të ngordhura menjëherë nga një sulm i madh në zemër”.

Shirley, ferma e të cilit është rreth 70 km në jug të Brisbanit, tha se fillimisht mendonte se lopët ishin helmuar.

Dr Karl Kruszelnicki beson se lopët mund të jenë goditur nga rrufeja, ndërsa të gjitha po hanin barë në gardhin me tela nga ku është transmetuar energjia.

Në vitin 2016, më shumë se 300 renë u vranë në një stuhi rrufeje në Norvegji.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera