Fun & Video

Lopa e zemëruar sulmon anakondën, sepse i vrau viçin (Video)

Autori: Gazeta inFokus 12:05 | 10 Maj 2017

Lopa e zemëruar sulmon anakondën e madhe që sapo i ka marrë jetën viçit të saj dhe tenton që ta hajë.

Lopa e godet dhe tenton që ta shkelë gjarprin e uritur. Pamjet janë mjaft prekëse teksa nëna dëshpërimisht kërkon të shpëtojë të voglin e saj.

Videoja është filmuar nga një fermer që e ka hedhur atë në rrjetet sociale, përcjell gsh.

-Advertisement-

Anakonda 5 metra e gjatë ishte lidhur me litar nga 3 fermerë, të cilët po përpiqeshin që ta largonin atë nga viçi që i kishte marrë jetën.

Në këto momentet, gjarpri lufton me lopën dhe njëkohësisht përpiqet që të gëlltisë prenë e saj. Nga ky sulm, lopa është kafshuar disa herë nga zvarraniku.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy