Londra, nikoqire e takimit ndërkombëtar për të diskutuar krimet e luftës në Ukrainë

Autori: Gazeta inFokus
12:07 | 07 January 2023
Hetimi për krimet e dyshuara të luftës në Ukrainë do të jetë në krye të agjendës kur ministrat e Drejtësisë nga e gjithë bota të takohen në Britani të Madhe në muajin mars.
Zëvendëskryeministri dhe sekretari britanik i Drejtësisë, Dominic Raab, do të jetë pritësi i këtij takimi në Londër, në Lancaster House, së bashku me homologun e tij holandez.
Grupi do të dëgjojë nga prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC), Karim Khan, në lidhje me punën e gjykatës dhe rolin e komunitetit ndërkombëtar për të mbështetur hetimin e këtyre krimeve.
Rusia që nga tetori po kryen sulme me dronë dhe raketa ndaj infrastrukturës energjetike të Kievit, duke lënë miliona ukrainas pa furnizim me rrymë.
Në fillim të janarit, gjatë një bisede telefonike kryeministri britanik, Rishi Sunak, i ka thënë presidentit Volodymyr Zelensky se Ukraina mund të llogarisë në mbështetjen afatgjatë të Britanisë.
Më 5 janar Berlini dhe Uashingtoni u zotuan për ndihmë shtesë ushtarake për Kievin – përfshirë makina të blinduara për këmbësorinë, Breadly dhe Marder. Po ashtu, SHBA-ja ka premtuar edhe sisteme të tjera kundërajrore Patriot./REL

Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Të Martën në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe mjaft i nxehtë. Temperat...
-
Katari rihap hapsirën ajrore pas sulmeve të Iranit
Hapësira ajrore e Katarit është rihapur pasi u mbyll për shkak të sulmit me r...
-
Rutte: NATO do ta pesëfishojë mbrojtjen ajrore dhe do të blejë 1 mijë tanke
Shefi i NATO-s, Mark Rutte ka deklaruar se objektivi i ri i NATO-s është ta p...
-
Gjykata Supreme i lejon Trumpit të rifillojë deportimin e emigrantëve në vendet e treta
Gjykata Supreme vendosi të hënën se administrata Trump mund të rifillojë depo...
-
Po fliste për sulmin e SHBA në Iran, sekretari amerikan i Mbrojtjes ‘ngatërron’ Teheranin me Tiranën
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth teksa po fliste për sulmin e SHB...
-
Mustafa: Blloku A3 sot ka dalë jashtë funksionit, me gjasë reale për t’u mos u rifunksionalizuar më kurrë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka alarmuar lidhur...
-
Trump: Irani na njoftoi para sulmit ndaj bazës në Katar – koha për paqe
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Irani i njoftoi Shtetet e Bash...
-
Temperaturat nesër deri në 34 gradë
Të martën parashikohet të mbajë mot shumë i nxehtë, i karakterizuar me diell ...
-
Khamenei shfaq flamurin amerikan duke u djegur: S’i nënshtrohemi askujt
Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka deklaruar se nuk pranojnë ...
-
Kallas: BE do të rishikojë pezullimin e partneritetit me Izraelin për shkak të situatës në Gaza
Nëse Izraeli nuk e “përmirëson situatën” në Gaza, BE-ja do të diskutojë “masa...
-
Trump flet në detaje për sulmin e Iranit: Përgjigje e dobët e tyre, jam i kënaqur që asnjë amerikan s’u lëndua
Presidenti amerikan Donald Trump tha se Irani dha një përgjigje te dobët si r...
-
Sondazhi i UBO-së: 47% të pakënaqur me punën e Qeverisë Kurti
Në emisionin “Debat Plus” të moderuar nga Ermal Panduri, janë prezantuar të d...