Sport

Lojtari më i shpejtë në botë zbarkon në La Liga

Autori: Gazeta inFokus 19:34 | 30 July 2018
Lajmi pritje prej disa ditësh, por tani ka ardhur edhe zyrtarizimi. Rayo Vallecano ka marrë nga meksikanët e Tigres, Luis Advincula.
Mbrojtësi i krahut që konsiderohet lojtari më i shpejtë në botë, i aftë të arrijë deri në 36.25 km/h, më mirë se Mbappe dhe Bale, të ndalur respektivisht në 36 km/h dhe 35.7 km/h.

Lojtari 28-vjeçar, i cili ka luajtur në Gjermani me Hoffenheim, në Brazil me Ponte Preta dhe më pas në Portugali, Turqi dhe Argjentinë, është gati për një aventurë të re profesionale, shkruan telesport.

Kështu, do të ketë një interes të veçantë për debutimin e tij me Rayo pasi ka çmendur Australinë, Francën dhe Danimarkën në Kupën e Botës me Perunë e tij. Vallecano e ka siguruar me formulën e huazimit me të drejtë blerjeje.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera