Sport

Lojtarët shqiptarë të Serie A, zbulohen pagat e tyre

Autori: Gazeta inFokus 16:20 | 07 September 2017

La Gazzetta Dello Sport, gazeta sportive e njohur italiane, ka publikuar sot të gjitha rrogat e skuadrave të Serisë A për sezonin 2017-2018.

Sigurisht që në mesin e tyre janë edhe ato të lojtarëve shqiptarë që luajnë në këtë kampionat.

Ajo që bie në sy është se asnjë nga futbollistët nuk arrijnë ta kalojë shifrën e 1 milion eurove për pagë në këtë sezon.

-Advertisement-

Futbollistët më të paguar me të njëjtën shifër, janë Etrit Berisha dhe Elseid Hysaj, të cilët në sezonin 2017-2018 do të paguhen me 700 mijë euro rrogë bazë (nuk llogariten bonuset).

Pas tyre vjen Thomas Strakosha, i kthyer në titullar te Lazio ku tani përfiton 600 mijë euro në sezon falë kontratës që i zgjat deri në vitin 2022.

Arlind Ajeti do të fitojë 250 mijë euro në sezon te Crotone, i huazuar me të drejtë blerje nga Torino.

Ledian Memushaj do të përfitojë 200 mijë euro te Benevento, ku ka firmosur kontratë për dy vite, me të drejtën e zgjatjes së saj.

Ndërsa Berat Gjimshiti do të përfitojë 100 mijë euro te Benevento, i huazuar me të drejtë shitje përfundimtare nga Atalanta. /Panoramasport/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera