Lojtarët e Vëllaznimit në bojkot, Munishi paralajmëron largimin
Autori: Gazeta inFokus 17:30 | 19 September 2017
Futbollistët e skuadrës së Vëllaznimit kanë bojkotuar stërvitjet shkaku i vonesës së pagave, ndërsa trajneri Ismet Munishi lë të hapur mundësinë e largimit.
Skuadra e Vëllaznimit e ka nisur shumë mirë sezonin 2017/18 në Superligën e Kosovës në futboll, duke qenë në mesin e pesë skuadrave më të mira.
Por, ecuria e suksesshme e Vëllaznimit është vënë në dyshim, shkaku i kushteve jo të mira financiare dhe vonesës së pagave prej 20 ditësh.
Kjo ka bërë që futbollistët e Vëllaznimit sot të bojkotojnë stërvitjen, në shenjë proteste për mos kryerjen e obligimeve ndaj tyre.
Këtë e ka konfirmuar edhe trajneri Ismet Munichi, i cili la të hapur largimin e tij nga skuadra dhe mundësinë që në fundjavë të mos luajnë ndaj skuadrës së Llapit në udhëtim.
“Po, lojtarët janë në bojkot, sepse pagat janë vonuar që 20 ditë”, tha fillimisht Munishi për Express.
“Tashmë të gjitha rrugët janë të hapura dhe unë po e mendoj edhe largimin. Po ashtu ende nuk kemi vendosur nëse do të luajmë ndaj Llapit në fundjavë”, tha ai në fund.
Pas pesë xhirove të para Vëllaznimi renditet në vendin e pestë me tetë pikë, tri më pak se sa kundërshtari i ardhshëm Llapi në vendin e parë.
Të tjera
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...
-
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanicë
Policia në Graçanicë me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë...
-
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Rama: Qendra Kulturore ...
-
Google bllokon mijëra ueb faqe të lajmeve të rreme pro Kinës
Grupi i Inteligjencës për Kërcënime i Google (TAG), në bashkëpunim me firmën ...
-
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
Zhgënjimi për mungesën e ndryshimeve dhe bllokimi i reformave çuan në suksesi...
-
Paralajmërimet saudite për të dyshuarin e sụlmit në treg u injoruan
Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuar për sulmin në tregun e Magdeburgut, kisht...
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 13 raste të vjedhjeve
Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaça...
-
Agjencitë botërore e quajnë Vuçiqin president populist
Disa dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën këtë pasdite në Beograd për një pr...
-
Protesta e PD-së, reagon policia e Tiranës: Do përballen me pasoja për bllokimin e akseve
Policia e Tiranës ka reaguar për protestën e thirrur nga opozita pasditen e s...
-
Aplikacionet spiune, Serbia përgjon gazetarë e aktivistë, reagon kompania izraelite: Nëse akuzat rezultojnë të sakta…
Një raport i ri ka zbuluar se agjencia e inteligjencës serbe ka instaluar pro...