Lojtarët e Shqipërisë “nuk guxojnë të lëvizin” nga Panucci
Autori: Gazeta inFokus 17:37 | 23 March 2018
Christian Panucci në gjurmët e Capellos. Për karrierën si trajner duhet pritur për të parë nëse do të arrijë sukseset e Don Fabios, por për momentin Christian Panucci po zbaton me rigorozitet mësimet rreth disiplinës, të marra nga koha kur luante të Roma dhe Reali i Madridit, por edhe si asistent në stolin e Rusisë., shkruan infokusi.
Edhe Panucci është kthyer në një ‘Rreshter të hekurt’, ashtu siç njihej mentori i tij. Dera e resortit ‘Tropikal’ në Durrës, nuk hapet për asnjë arsye.
Askush që nuk është pjesë e stafit të kombëtares dhe hotelit, nuk lejohet të hyjë. Madje as familjarët që vetëm mbrëmjen e së premtes do të kenë mundësi të takojnë të dashurit e tyre.
Resorti ruhet 24 orë në 24 nga shërbimi privat i sigurisë, ndërsa edhe lojtarët e kanë kategorikisht të ndaluar të dalin. Ndër rregullat e forta të vendosura nga Panucci, i ndaluar është edhe qëndrimi në kafe.
Maksimumi 15 minuta kohë për të frekuentuar barin nga ata që e kanë të nevojshme, më pas të gjithë nëpër dhoma. Mjaft strikte edhe kërkesat për oraret. E gjithë skuadra konsumon vaktet në orarin e përcaktuar.
Të gjithë lojtarët ulen në një tavolinë të përbashkët, për të forcuar frymën e grupit. Gjatë ngrënies ndalohet kategorikisht përdorimi i telefonave celularë, ndërsa stafi teknik ushqehet vetëm pasi ka mbaruar skuadra.
Tejet strikte edhe oraret në stërvitje. Të jesh në kohë, për Panuccin do të thotë që lojtari të zbresë në fushë të paktën 15 minuta përpara orarit të përcaktuar.
Gjatë seancave nuk lejohen shpërqendrime. Asnjë përshëndetje për ata pak persona që vëzhgojnë stërvitjen, madje lojtarëve nuk u lejohet as të qeshin. Përqendrim dhe profesionalizëm maksimal.
Në këtë mënyrë ‘Rreshteri i hekurt’, Panucci synon të drejtojë armatën kuqezi drejt të tjera sukseseve, duke nisur nga Liga e Kombeve, për të vijuar me Europianin e vitit 2020.
Të tjera
-
Bajqinovci: Hykmetes iu paskan avullu edhe 2.5 milionë kg grurë nga rezervat shtetërore
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, MefaIL Bajqinobvi, ka thënë se tashmë nuk k...
-
Prishtinë: Ishin në kërkim, policia arreston tre të dënuar me burgim
Policia e Kosovës ka arrestuar sot tre persona të cilët ishin të dënuar më bu...
-
Rama nis konsultimin publik për mbylljen e TikTokut dhe Snapchatit
Pas ngjarjes tragjike të një jave më parë ku u vra pranë shkollës “Fan Noli” ...
-
Bedri Hamza premton të krijojë kushte që biznesmenë nga diasporë të investojnë në Kosovë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se do të krijojë k...
-
Plani i LDK-së për arsimin, Abdixhiku: Rritje e pagave për mësimdhënësit në javën e parë të qeverisjes, mësim gjithëditor…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka prezantuar pl...
-
Kurti pret në takim arkitektin kroat të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës
Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e Kulturës, Hajrulla Çekun, kanë...
-
Kjo është mosha e dy të rinjve që u arrestuan nga Serbia, Ministria jep detaje
Dy persona në Podujevë gjatë ditës së premte janë arrestuar nga autoritetet s...
-
Inaugurohet busti i heroit kombëtar Hasan Prishtina në Tropojë
Fondacioni “Hasan Prishtina”, në bashkëpunim me Bashkinë Tropojë, kanë inaugu...
-
FSK-ja përfundon ushtrimin fushor në qitje e manovra me municion lụftarak
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të Regjimentit të parë të këmbësoris...
-
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Një grua ka sjell në jetë fëmijën e saj të parë në moshën 61-vjeçare. Sipa...
-
“O paramendone Fitore Pacolli nuk flet me daj të vet”- Shokon Dimal Berisha me këtë deklaratë për Fitore Pacollin
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka qenë i ftuar në “Podcast me ...
-
VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit
Partitë politike në Kosovë po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të 9 shku...