Sezoni 2017/18 ishte një sezon i suksesshëm për Real Madridin pasi klubi fitoi gjashtë tituj, katër nga skuadra e futbollit dhe dy nga skuadra e basketbollit.

Suksesi i tyre sportiv tani do të shpërblehet financiarisht.

Liderët e Los Blancos tani duhet të paguajnë 70 milionë euro lojtarët e tyre për sukseset që kanë arritur.

-Advertisement-

Pjesa më e madhe e parave, 55 milion euro, do të shkojnë tek futbollistër për katër tituj të fituar: SuperKupa e Spanjës, SuperKupa e Europës, Kupa e Botës për Klube & Champions League.

Sergio Ramos negocoi me Florentino Perezin dhe Jose Angel Sanchez se lojtarët do të merrnin shpërblime të majme nëse ata fitojnë më shumë se një titull në një sezon.

Skuadra e basketbollit, ndërkohë, gjithashtu ka gëzuar një sezon të suksesshëm duke fituar Euroleague dhe ACB, me çdo basketbollist që do të marrë rreth 1 milion euro për të dy titujt e fituar.