Lajme

Lojrat Mesdhetare, Rama: Asnjëherë s’i kam marrë unë meritat, meritor është Komiteti Olimpik i Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 18:38 | 14 September 2023

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka adresuar komentet e Ministrit të MKRS-së, Hajrulla Çeku, se Rama i ka marrë të gjitha meritat për organizimin e Lojrave Mesdhetare 2030 në Kosovë.

Siç ka shkruar vetë Rama, ai asnjëherë s’ka tentuar ta bëjë një gjë të tillë. Kryetari ka thënë se meritat kryesore për këtë sukses i ka Komiteti Olimpik i Kosovës.

“Dua t’ua bëj të qartë qytetarëve të Republikës së Kosovës se unë në asnjë moment nuk kam marrë meritat për suksesin rreth organizimit të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030. Në asnjë prej deklarimeve të mia publike e private nuk kam thënë diçka të tillë”.

-Advertisement-

“Përkundrazi, në secilin prononcim kam falënderuar publikisht dhe i kam dhënë meritat kryesore për këtë sukses Komitetit Olimpik të Kosovës, në krye me Kryetarin Ismet Krasniqin dhe Sekretarin Besim Aliti. Po ashtu kam falenderuar Zyrën e Kryeministrit, ministritë përkatëse, Komitetin Olimpik të Shqipërisë dhe komunat tjera nënshkruese”.

Komentet e ministrit Çeku, kryetari Rama i ka quajtur të pavërteta derisa ka kritikuar edhe gjuhën e tij, siç tha ai, të ulët.

“Prandaj, deklarimet e Ministrit Çeku janë të pavërteta dhe për keqardhje, në veçanti gjuha e ulët e përdorur nga një zyrtar i lartë, të cilit i është besuar përfaqësimi i kulturës sonë në nivel shtetëror”.

Lojrat Mesdhetare do të kthehen për herë të dytë në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Këtë herë, Kosova fitoi të drejtën e të qenit nikoqir i këtij organizimi madhështor, që do të sjell në vend një numër të madh vizitorësh nga e gjithë Evropa.

Reagimi i plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera