Sport

Lojërat Olimpike, skualifikohet garuesja e Shqipërisë

Autori: Gazeta inFokus 09:53 | 16 February 2018

Garuesja e Shqipërisë. Suela Mëhilli e përfundoi më shpejt seç duhej garën e slalomit special në ski në Lojërat Olimpike dimërore që po zhvillohen në Korenë e Jugut.

Një gabim teknik që në raundin e parë i kushtoi skiatores shqiptare në garën që u shty për shkak të erërave të forta.
Gjatë zhvillimit të kësaj gare, Suela Mëhilli shmangu një nga stekat e vendosura në pistë, diçka që konsiderohet si një faull teknik, duke u skualifikuar përfundimisht nga kjo disiplinë, shkruan Top Channel.

Më 18 dhe 22 shkurt do t’i takojë Erjon Tolës të garojë në Lojërat Olimpike dimërore që do të marrë pjesë në slalomin gjigant dhe atë special.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera