Sport

Lojërat Olimpike Dimërore, IOC: Aspak frikë nga Koreja e Veriut

Autori: Gazeta inFokus 14:14 | 12 September 2017

Kriza e Koresë së Veriut e krijuar për shkak të testeve bërthamore të kryera nga vendi komunist, ka bërë që të ngrihen dyshime në lidhje me zhvillimin e Lojërave Olimpike Dimërore të vitit 2018 që do të mbahen në Pyeongchang të Koresë së Jugut.

Ai që mendoi të fashisë këto dyshime ishte presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach në Kongresin e këtij institucioni të mbajtur në Lima te Peruse. Bach theksoi se Lojërat Olimpike të vitit të ardhshëm nuk janë në rrezik.

Bach u shpreh për gazetarët  se shpreson në një zgjidhje diplomatike të kësaj krize përpara startit të Lojërave Olimpike Dimërore dhe shtoi se dyert e këtij evenimenti janë të hapura për të gjithë sportistët nga Koreja e Veriut dhe se IOC është gati t’i mbështesë ata.

-Advertisement-

Ndërkaq, deri në këtë moment asnjë prej sportistëve koreano-veriore nuk kanë arritur normat kualifikuese për këto Lojëra të cilat do të zhvillohen në periudhën 9-25 Shkurt të vitit të ardhshëm.

Deklarata e Thomas Bach u bë vetëm pak orë pasi OKB miratoi me unanimitet për vendosjen e sanksioneve më të ashpra ndaj Koresë së Veriut për shkak të kryerjes së testit të saj më të fortë nuklear në datën 3 shtator.

Sanksionet e vendosura nga OKB për Korenë e Veriut janë ndalimi i eksporteve të tekstileve dhe kufizimi i importit të naftës bruto në vend.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera