Loja me seanca
Autori: Gazeta inFokus 08:18 | 14 August 2017
Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit, deputeti Adem Mikullovci, ka ftuar për sot seancën e radhës së legjislativit, por ftesës së tij për pjesëmarrje nuk do t’i përgjigjen deputetët e koalicionit PAN (PDK-AAK-Nisma). Gjasat janë që edhe kjo seancë të dështojë në mungesë të kuorumit të nevojshëm.
Pal Lekaj, nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka deklaruar dje se kryesuesi i seancës konstituive deputeti Adem Mikullovci është duke bërë gabime, pasi më shumë është duke e ndjekur politikën e “Vetëvendosjes” sesa të unifikimit të spektrit politik.
“Ne e kemi bërë të qartë se pa takime konsultative, pa takime të të gjithë spektrit politik dhe grupeve parlamentare nuk do të marrim pjesë në seancë”, deklaron Lekaj.
Në anën tjetër Shkodran Hoti, nga lëvizja “Vetëvendosje”, ka thënë për gazetën “Zëri” se koalicioni PAN po i kontribuon bllokadës institucionale.
“Koalicioni PAN e kanë konfirmuar mospjesëmarrjen dhe rrjedhimisht janë ata që i kontribuojnë bllokadës institucionale”, u shpreh Hoti. Sipas tij, zhbllokimi apo bllokimi i situatës nuk varet nga lëvizja “Vetëvendosje” po prej koalicionit PAN, që është duke e bojkotuar seancën. Ai ka konfirmuar se “Vetëvendosja” do të marrë pjesë në të gjitha seancat e rregullta që thirren, transmeton zeri.info.
Edhe deputetët e koalicionit LAA (LDK-AKR-Alternativa) do të marrin pjesë në seancë. Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, ka konfirmuar për “Zërin” se as nesër nuk pritet të ndodhë konstituimi i Kuvendit. “Nuk ka shenja për ndonjë marrëveshje e as nuk ka shenja për ndonjë kompromis mes partive. Kjo do të jetë një seance ku do të konfirmohet botërisht para qytetarëve të Kosovës që në fokus të bllokimit të institucioneve janë PAN-i dhe vetëm PAN-i”, tha Avdyli. Sipas tij, koalicioni PAN nuk po e shfrytëzon të drejtën e tij për të propozuar një kandidat për kryeparlamentar, një emër të pranueshëm për të gjitha partitë, por ata po e konfirmojnë edhe një herë interesin e individëve të caktuar brenda partisë së tyre.
Ai mendon se PAN-i me këta individë dhe me përkrahjen e tyre të plotë janë duke e bllokuar situatën politike në Kosovë, por njëkohësisht po tregojnë që ata janë vetëm një fatkeqësi për shtetin tonë.
Ndërsa analistët politikë vlerësojnë se deputetët e koalicionit PAN nuk do të marrin pjesë në seancë pa i siguruar votat e nevojshme të deputetëve. “Koalicioni PAN nuk shkon në Kuvend pa i siguruar në radhë të parë votat”, thotë analisti Blerim Burjani.
Përndryshe, koalicioni PAN po synon që t’i ketë 61 vota e më tepër si për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, ashtu edhe për ta formuar Qeverinë e re. Por deri më tash ky koalicion nuk ka dëshmuar se ka numër të mjaftueshëm votash. Sipas Kushtetutës “Kryetari i Kuvendit propozohet nga grupi më i madh parlamentar dhe zgjidhet me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit”.
Në këtë rast, Partisë Demokratike të Kosovës i takon ta propozojë kandidatin për të parin e Kuvendit të Kosovës.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...