Lajme

Loja me rezoluta

Autori: Gazeta inFokus 07:28 | 08 October 2018

Partitë në pushtet do të bëjnë tentativë tjetër për miratimin e një rezolute rreth dialogut me Serbinë.

Por dokumenti, që doli si propozim pas takimit të udhëheqësve të partive në pushtet, nuk mbështetet nga opozita, shkruan sot Koha Ditore.

Udhëheqësit institucionalë, pa presidentin Thaçi, kanë propozuar një draftrezolutë 6-pikëshe, me parimet kryesore të pjesëmarrjes së Kosovës në dialog.

-Advertisement-

Ato janë në kundërshtim me përcaktimin e presidentit Thaçi, për ndryshim të kufijve, duke pretenduar t’ia bashkëngjisë Kosovës Luginën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

Në pikën e parë shprehet përcaktimi i arritjes së një marrëveshjeje ligjërisht ndërkombëtare, “përmes së cilës do të ndodhë njohja reciproke në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera