Lobuesi në ShBA, Haxhi Dauti nuk lë të “humbet” Amerika
Autori: Gazeta inFokus 20:32 | 04 August 2023
Takimet janë me personalitete të ndryshme, por kryetema e diskutimit është e njëjta. Këshilli Shqiptaro-Amerikan, që nga viti 1991, lobon për Kosovën dhe popullin e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Nuk duam që të humbim miqësinë ndërmjet Amerikës dhe shqiptarëve, pasi qeveritë vijnë e shkojnë”, pohoi kryetari i Këshillit, Haxhi Dauti.
Javën e kaluar ai pati një drekë pune në Uashington me të Dërguarin e ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar e ish-ambasadorin William Walker. Madje, ky i fundit kishte pasur edhe një pyetje për emisarin amerikan.
“E pyeti se si është e mundur që një sllovak dhe një spanjoll të merret me çështjen e Kosovës për paqe me Serbinë. Escobar u përgjigj duke i thënë se Lajçak nuk përfaqëson Bratisllavën e as tjetri Spanjën”, bëri të ditur Dauti.
Ai tregoi se nga Escobar u ngrit shqetësimi që për zhvillimet në veri nuk pati koordinim nga ekzekutivi kosovar.
“Tha nuk jemi të kënaqur se nuk e dimë se çdo të ndodhë, çdo herë është me ndryshime, është kundër medieve, ka filluar të mbyllë media”.
E për çështjen e Klan Kosovës, KShA protestoi të mërkurën para Departamentit të Shtetit. Dauti pohoi se organizata që drejton interesohet edhe për zhvillimet në Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi e Luginë të Preshevës.
Të tjera
-
Haradinaj i tronditur nga tragjedia në Jabllanicë: Bashkëndjejmë me familjet Rama, Mehmeti e Morina
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është tronditur nga tragjedia në Jabllan...
-
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, Gjini: Nuk ka fjalë që e shprehin dhimbjen
Tre fëmijë vdiqën të shtunën si pasojë e shembjes së një objekti të pabanuar....
-
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës: 3 fëmijët e vdekur janë të moshave 13 dhe 15-vjeçare
Një rast i rëndë ka ndodhur para disa orësh në fshatin Jabllanicë të Gjakovës...
-
Tragjedi e madhe, shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Gjakova dhe Kosova janë tronditur nga një tragjedi që ka ndodhur sot pasdite ...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Era do të ...
-
Rritja e çmimit të energjisë elektrike nga 2021 – 2024
Njohësi i integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi, ka publikuar një status n...
-
Lushtaku falenderon qytetarët e Vushtrrisë: Tubim madhështor që reflekton forcë e besim
Mergim Lushtaku, kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e...
-
Dervishaj: Prekazi, simbol i luftës dhe sakrificës, bashkë do i sjellim 77 të mirat që i meriton Kosova
Shahin Dervishaj, kandidati për deputet nga diaspora me numrin 77 nga Partia ...
-
Bedri Hamza: Ministër me aktakuzë në kabinetin tim nuk mundet me pas
I ftuar në emisionin Oxygen në Klan Kosova, Bedri Hamza tha se, ashtu si në l...
-
Ganimete Musliu për herë të parë tregon momentin kur mendojë ta lërë politikën
Ganimete Musliu, kandidate për deputete me numrin 12 nga Partia Demokratike e...
-
Lushtaku pas takimit me qytetarët e Prekazit e Rezallës: Aty ku fryma na shpije drejt fitores së madhe
Mergim Lushtaku, kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e...
-
Ahmeti: Sonte foli Sllovia, shtylla e palëkundur e fitores së Lidhjes Demokratike të Kosovës
Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe kandidati për deputet me numrin 7 nga radh...