Lajme

LMD Recourses” nga Anglia e interesuar të investojë në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 16:37 | 23 January 2018

Interesimit të kompanive për të investuar në Kosovë në fushën e minierave i është shtuar dhe “LMD Recourses” nga Anglia, ka njoftuar Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike përmes një komunikate për media.

Ministri Dardan Gashi ka pritur në takim përfaqësuesit e kompanisë “LMD Recourses”, e cila merret me hulumtimin dhe zhvillimin e projekteve minerare në Ballkan.

“Javën e kaluar e kemi kompletuar pakon e udhëzimeve administrative për të funksionalizuar Ligjin për Investime Strategjike dhe, kështu, e kemi shpallur të hapur këtë proces”, ka thënë me këtë rast Gashi.
Terreni që ka zgjuar interesimin e kësaj kompanie për të investuar është në komunën e Podujevës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera