Ekonomi

Lluka: Nuk do të ketë ulje pagash për punëtorët e Telekomit

Autori: Gazeta inFokus 15:41 | 19 May 2018

Ministri i ri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka përgënjeshtruar lajmin se për punëtorët e Telekomit të Kosovës do të ketë ulje pagash deri 40%, shkruan Infokusi.com.

Lluka përmes rrjetit social facebook ka shkruar se të vetmin deklarim që e ka bërë ka qenë rreth krizës serioze në të cilën gjendet Telekomi i Kosovës.

‘Ulja e pagave prej 40% për Telekomi i Kosovës është një spekulim dhe nuk është thënë asnjëherë nga asnjë zyrtar Qeveritar. Në asnjë moment nuk e kam përmendur idenë për ujle drastike të pagave siç po flitet në portale përmes një lajmi të shkruar nga KosovaPress. Ajo çfarë kam deklaruar dhe qëndroj prapa është fakti që Telekomi është në krizë serioze dhe para falimentimit, gjë që është raportuar nga vetë Bordi i Telekomit dhe si rezultat, do të merren masa për shpëtimin e këtij aseti strategjik për vendin’, ka shkruar Lluka.

-Advertisement-

Ai ka shkruar gjithashtu se ulja e pagave është opsioni i fundit që do të përdorin për rimëkëmbjen e Telekomit por as edhe atëherë nuk do të ketë ulje prej 40%.

‘Telekomi ka një humbje prej 15 milionë EUR në vit dhe duhen të gjenden forma se si ti mbulojmë këto humbje. Masat se pari do të fokusohen në ulje të shpenzimeve operative siç janë qiratë, kostot e mirëmbajtjes dhe marketingut. Nëse këto masa nuk janë të mjaftueshme për mbulimin e të gjitha humbjeve, atëherë do të prekën të fundit edhe pagat për humbjen e mbetur. Në asnjë formë zvogëlimi nuk do të jetë 40%’, ka shkruar Lluka.

Ai ka përfudnuar se bashkë më Kryeministrin, Bordin e Drejtorëve dhe Sindikatën e Punëtorëve do ti zgjidhin problemet dhe do të dnalojnë falimentimin e Telekomit.

‘ Edhe 1 javë do të pranojmë planin e ristrukturimit nga Bordi i Telekomit, ku parashihen edhe masat emergjente që duhen të ndërmerren nga Bordi i Telekomit me aprovim të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Si Ministër i Zhvillimit Ekonomik, jam i palëkundur në mbrojtjen e interesit publik dhe afarizmit të ndërmarrjeve publike. Telekomi i Kosovës është pronë e qytetarëve të Republikës së Kosovës, rrjedhimisht nuk mund të qëndrojë indiferent ndaj rrezikut që po i kanoset kësaj ndërmarrje e që shpejtë edhe mund të falimentojë. Bashkë me Kryeministrin, Bordin e Drejtorëve dhe Sindikatën e Punëtorëve, do t’i japim zgjidhje problemeve dhe do të ndalojmë falimentimin e ndërmarrjes, kjo përkundër presioneve e pakënaqësive.’, ka përfunduar, Lluka.

Mëngjesin e sotëm u raportua se pagat e punëtorëve të Telekomit do të ulen për 40% e i menjëhershëm ka qenë reagimi i Sindikatës së PTK-së të cilët kanë deklaruar se nëse ndodhë një gjë e tillë ‘ do të ju dalë kapuç me mangë’./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera