Lluka dhe Delawie bisedojnë për “Kosovën e re”
Autori: Gazeta inFokus 17:47 | 07 September 2018
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, priti në takim ambasadorin e SHBA-së, në Kosovë, Greg Delawie, me të cilin diskutuan për zhvillimet në Kosovë, përfshirë këtu nevojën për përparim lidhur me vendimet që duhen ndërmarrë për të shtyrë përpara projektin Kosova e Re.
Trepça dhe projektet energjetike ishin në fokus, në veçanti “Kosova e Re”, ku është i përfshirë investitori amerikan “Contour Global”, i cili do t’i hapë rrugë zhvillimit të këtij sektori dhe do të ndikojë direkt në cilësinë e jetës së qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik të vendit. Ministri Lluka me këtë rast informoi diplomatin amerikan për projektet në sektorët si energjia, minierat dhe teknologjia e informacionit, të cilat konsiderohen si sektorë strategjikë për zhvillimin e gjithëmbarshëm ekonomik të Kosovës.
Kreu i MZHE-së, falënderoi ambasadorin Delawie për ndihmën e vazhdueshme që i ka dhënë vendi i tij Republikës së Kosovës në të gjitha proceset, e sidomos në fushën e ekonomisë.
Në fund të takimit Ambasadori amerikan tha se janë takuar sot për të biseduar lidhur me vendimet e rëndësishme që duhen të ndërmerren për të lëvizur projektin ‘Kosova e Re’ përpara dhe, ka vlerësuar bashkëpunimin ekonomik Kosovë-SHBA në këtë linjë edhe me MZHE-në, duke theksuar se i njëjti do të vazhdojë edhe në të ardhmen me qëllim të avancimit të zhvillimit ekonomik.
Të tjera
-
“Sa është IQ-ja e deputetëve të Vetëvendosjes”
Shkencëtari, njëkohësisht dhe deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Koka, pë...
-
“M’kanë thon ke pasë sukses veç pse je femër”, befason biznismenja kosovare, pasi tregon me çfarë paragjykimesh u përball
Kontabilistja Elvira Ibrahimi Hoti rrëfen se është përballur më paragjykime t...
-
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në kryeqytet, lëndohet një person
Një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur gjatë ditë...
-
Dita e Alfabetit, Nagavci: Kongresi i Manastirit, një ndër ngjarjet më të rëndësishme të kombit tonë
Në shkurt të këtij viti, Kuvendi i Shqipërisë miratoi datën 22 nëntor si Ditë...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan, rasti po hetohet
Një person ka informuar se djali i tij është gjetur pa shenja jete. Sipas ...
-
Pesë zyrtarë bullgarë përfshirë presidentin vizituan Kosovën gjatë mandatit të Gudjev
Gjatë katër viteve të fundit në Kosovë, janë realizuar pesë vizita të zyrtarë...
-
42 aksidente trafiku, u regjistruan dje
42 aksidente trafiku, janë evidentuar të enjten. 10 nga to janë me të lënd...
-
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shumë kohë
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka mbajtur tryezë diskutimi lidhur me katër...
-
KRU “Prishtina” njofton se të shtunën nuk do të ketë ujë në disa vende
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se do të ketë ndërp...
-
Policia shqiptoi 1.880 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Deponohen rreth 500 euro të falsifikuara në një bankë në Prizren, policia nis hetimet
Një zyrtar banke në Prizren, ka raportuar në polici se një person ka deponuar...
-
BitCoin në nivel rekord. Ja me sa dollarë këmbehet ajo
Bitcoin shënon nivele rekord të rritjes që prej zgjedhjes së Donald Trump si ...