Sport

“Legjendat” e Llapit kanë një njoftim të rëndësishëm para sfidës me Prishtinën

Autori: Gazeta inFokus 18:05 | 09 May 2019

Të shtunën zhvillohet ndeshja e zjarrtë në mes Prishtinë dhe Llapi, që i takon xhiros së 31-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Para kësaj sfide tifozët e Llapit “Legjendat” kanë paralajmëruar së do të udhëtojnë masovikisht në Prishtinë, për ta përkrahur skuadrën e tyre të zëmrës.

Më poshtë keni njoftimin e tifozëve llapjan:

-Advertisement-

NJOFTIM

Ju njoftojmë se Kryesia e “Legjendave” ka marrur vendim që në mënyrë të organizuar me autobusë para ndeshjes Prishtina – Llapi, do shkojmë dhe do bëjmë homazhe pranë varrit të Fadil Vokrrit dhe shtatores së Zahir Pajazitit.

Njëherit ju njoftojmë se në dispozicion për udhëtim drejt Prishtinës janë 10 autobusë, andaj ju ftojmë që masovikisht të jemi në sektorin e Veriut.

Nisja me autobusët dhe veturat private nga Sheshi 4 Heronjtë bëhet në ora 14:00./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera