Lajme

“Llaskucët” e pushtetit, 134 mijë euro për dreka e darka

Autori: Gazeta inFokus 09:59 | 30 March 2018

Gjatë gjashtë muajve të fundit Zyra e Kryeministrit Ramush Haradinaj, si dhe tre zëvendëskryeministra vetëm për dreka e darka zyrtare i kanë shpenzuar hiç më pak se 134 mijë euro.

Kryeministri Ramush Haradinaj, si dhe tre zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj, Enver Hoxha e Dalibor Jevtiç vetëm për dreka e darka zyrtare gjatë gjashtë muajve të fundit i kanë shpenzuar hiç më pak se 134 mijë euro.

Gazeta “Zëri”, duke u bazuar në Ligjin për Qasje në Dokumente, ka kërkuar të dhëna të detajuara të shpenzimeve të Zyrës së Kryeministrit, ndonëse ligjërisht këto të dhëna do të duhej të ishin publike.

-Advertisement-

Mirëpo në Zyrën e Kryeministrit kanë ofruar vetëm të dhëna të përgjithshme të shpenzimeve, pa i specifikuar saktë shpenzimet e secilit me pretendimet se është problem të ndahen shpenzimet e detajuara.

“Tabela e shpenzimeve përfshin shpenzimet e Zyrës së Kryeministrit Ramush Haradinaj, të zëvendëskryeministrave Enver Hoxhaj, Fatmir Limaj dhe Dalibor Jevtiq”, bëhet e ditur në përgjigjen e kërkesës zyrtare.

Të vogla nuk dalin as shpenzimet që kryeministri Haradinaj bashkë me stafin e tij kanë bërë jashtë vendit, duke përfshirë biletat e sigurimet shëndetësore.

Për 6 muaj janë shpenzuar 49 mijë e 746 euro për udhëtime jashtë vendit

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera