Sport

Llapi shënon fitore bindëse kundër Dritës

Autori: Gazeta inFokus 15:15 | 30 October 2022

Pas një barazimi e dy humbjeve, Llapi është rikthyer te fitorja në Superligën e Kosovës në futboll.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të, llapjanët shënuan fitore bindëse ndaj Dritës, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar këtë të diel në stadiumin “Zahir Pajaziti” përfundoi me rezultatin 4:1. Të gjitha golat e kësaj ndeshje u shënuan në pjesën e parë.

-Advertisement-

Drilon Fazliu (9’), Bianor Neto (26’), Kushtrim Shabani (38’) dhe Francisko Rivera (43’) shënuan golat e fitores për vendasit.

Kurse, golin e vetëm dhe të nderit për mysafirët e shënoi Marko Simonovski (17’).

Llapi pas kësaj fitore ka 16 pikë dhe renditet i gjashti në tabelë, kurse Drita mbetet lidere me 30 pikë.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy