Llapi e quan skandaloze referimin e Gramos Shalës
Autori: Gazeta inFokus
11:07 | 08 March 2018
Skuadra e Llapit ka reaguar me anë të një komunikate zyrtare në lidhje me referimin e djeshëm në takimin e zhvilluar në Zahir Pajaziti ndërmjet Llapit dhe Prishtinës, shkruan infokusi.
Llapi ka pësuar humbje pas ekzekutimit të penaltive.
Kjo është komunikate zyrtare e klubit të Llapit.
Komunikatë zyrtare
SKANDALOZE: Referimi i Gramos Shalës dhe ndikimi i tij direkt në rezultatet tona
Podujevë, 7 mars, 2018 – Po ju sjellim videot në të cilat janë të pasqyruara të gjitha dëmtimet nga akteri kryesor i ndeshjes së sotme Gramos Shala i cili me referimet e tij skandaloze ka ndikuar direkt në rezultatin e ndeshjes së sotme ndaj Prishtinës, si dhe në dy ndeshjet e mëparshme kampionale ndaj Trepçës ’89 dhe poashtu prapë ndaj Prishtinës.
Gramos Shalës nuk intereson asgjë, përveç interesit personal atij si intereson as për donatorët, as për shikuesit e as për Federatën e Futbollit të Kosovës që mund ti qes hije të keqe me këtë lloj referimi skandaloz ndaj nesh.
Rasti i parë:
FAULLI I PAQENË: Çerekfinalja e Kupës ndaj Prishtinës: Sot Gramos Shala e nisi referimin skandaloz duke akorduar faull të paqenë ndaj Bozovic e ku pastaj nga ai faul edhe u barazua rezultati. Në këto pamje shihet që lojtari ynë Edon Zeqiri nuk e prek lojtarin e Prishtinës e më pas Gramos Shala pasi e sheh se largohet topi nga ana jonë akordon menjëherë faullin.
Rasti i dytë:
PENALLTIA E PAAKORDUAR: Çerekfinalja e Kupës ndaj Prishtinës: Rasti i dytë i ndeshjes së sotme ku Llapi dëmtohet është penalltia e paakorduar nga Gramos Shala ku shihet se lojtari i Prishtinës Lorik Maxhuni në zonën e penalltisë i hynë direkt në këmbë futbollistit tonë Leart Emini. Prapë Gramos Shala nuk dëgjon, nuk jep shenjë për penallti.
Rasti i tretë:
FAULLI I LEHTË I AKORDUAR: Java e 19-të e Vala Superligës ndaj Prishtinës. Edhe këtu Gramos Shala dëmton Llapin. Këtu akordon një faull të cilin në këto pamje shihet si i lehtë dhe ka mundur të lejoj përparësi. Ai menjëherë sinjalizon faull e ku më pas ne pësojmë gol
Rasti i katërt:
PENALLTIA E PAAKORDUAR: Java e 18-të e Vala Superligës ndaj Trepçës ’89. Këtu e nisi! Gramos Shala në ndeshjen e fundit të stinorit vjeshtor ndaj Trepçës ’89 e nisi dëmtimin ndaj Llapit. Ai nuk akordoi penallti të pastër si loti ku futbollisti i Trepçës ’89, Lapidar Lladrovci i shkon direkt në këmbë Mirlind Dakut, Daku rrëzohet, e Gramosi e injoron atë duke i thënë ngrihu.
Këto ja pasqyruam Gramosit për tmerrin që e ka bërë ndaj nesh! Është për të ardhur keq se si ky gjyqtar i referon Llapit në ndeshjet vendimtare, e më pas e realizon planin e tij duke mos e lejuar Llapin të fitoj apo të kaloj tutje!!!
Njëherit kërkojmë të merren masa dhe të reagohet urgjent për të marrur dënimin e merituar ky dhe të tjerët që bëjnë kësi veprimesh të cilat janë tendecioze të para porositura ku i dhanë kahjen rezultatit ashtu siç e kanë përgaditur regjinë individët dhe grupet e caktuara.
Me këso referime skandaloze nuk mund tu sigurojmë siguri fizike referëve të tillë pasi që publika revoltohet tej mase dhe del prej kontrolle ku dihet se shikueshmëria e skuadrës tonë është shumë e madhe!. /infokusi.com


T� tjera
-
Përparim Rama poston video me AI duke e dribluar Kurtin, Dejonën e Muratin
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka postuar në TikTok një video të gjener...
-
Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...

































