Lladrovci viziton të paraburgosurit në Hagë: Drejtësia do të triumfojë
Autori: Gazeta inFokus 20:17 | 01 May 2023
“Gjatë kohës sa qëndrova me Hashimin, pata rastin t’i them se shpirti po na digjet për ta, ndjenjat po na vlojnë, por, kemi besim se gjithçka do të jetë në rregull dhe drejtësia do të triumfojë”.
Kështu deklaroi kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili deklaroi se sot ka vizituar ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli në Hagë.
Pas takimit me ish-krerët e UÇK-së ndaj të cilëve Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë nisur proces gjyqësor, Lladrovci tha se drejtësia do të triumfojë.
Sipas tij, në takim, Thaçi ishte plot energji, besim në veten dhe kauzën që përfaqëson. “Kauzën e drejtë të cilën ia ngarkoi historia – mbrojtjen e popullit të tij dhe shtetit që u krijua nga sakrifica mbinjerëzore e atdhetarëve dhe bota demokratike, në krye me NATO-n”.
Ndërkohë, për takimin me Veselin, Lladrovci tha se ishte i vështirë, pasi, sipas tij, me jetën e tij dhe atdhetarizmin e kulluar, nuk e ka merituar as një minutë të jetë i penguar për ndërtimin dhe fuqizimin e shtetit të Kosovës.
“Si çdo herë, Kadriu flet me zemër, me plot besim në rrjedhën e ngjarjeve të mira për Kosovën dhe popullin e saj, sepse ne ishim në anën e duhur të historisë, ishim të brumosur me ndjenjat më humane përballë okupimit që domosdo duhej ndërprerë, me çdo çmim”.
Ai deklaroi se takimi tre orësh, kaloi si tre minuta.
“Ishte e pabesueshme se sa lehtë Kadriu e interpreton të tashmen dhe të ardhmen tonë euroatlantike, vlerat e shtetit tonë, të njerëzve tanë, durimin e tij dhe heroizmin e paparë që e cilëson çdo popull fisnik – sakrificën”.
Të tjera
-
Qalaj: Dora ime s’e voton asnjë koalicion ku kryeministër propozohet Albin Kurti
Kurrë dora ime nuk çohet ta votojë një koalicion me kryeministër Albin Kurtin...
-
Vllasi: Kosova është më shumë prezente institucionalisht në veri
Juristi, Azem Vllasi ka thënë se situata në veri të Kosovës, është dukshëm më...
-
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Për të enjten parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira, ku pritet lokali...
-
Baton Haxhiu kritikon Memli Krasniqin: Doli dhe arsyetoi pafuqinë e vet
Gazetari Baton Haxhiu kritikoi ashpër paraqitjen e kreut të PDK-së Memli Kras...
-
Gërvalla takon senatori Boehm, flasin për anëtarësimin e Kosovës në NATO
Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve...
-
Nesër varroset i riu deçanas që humbi jetën tragjikisht në vendin e punës në Zvicër
24 vjeçari Florent Sadikaj nga Lëbusha e Deçanit, ka humbur jetën tragjikish...
-
E rrallë në Turqi – Macja bën operacion plastik në hundë
Një mace në Turqi e quajtur ‘Yulaf’, e cila kishte vështirësi në frymëmarrje ...
-
‘Bufi’ ironizon: S’jom dakord me presidenten për telefonatat – me rikthy komunikimin me letra
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, siç duket është “ndarë” përfundimisht me...
-
Selmanaj: Sveçla e Liburni kanë qenë aktivistë të PDK-së
Driton Selmanaj i LDK-së ka dhënë deklarata të forta në paraqitjen e radhës t...
-
KGJK e Akademia e Sigurisë Publike ‘veshët në lesh’ për skandalin e Vilard Bytyqit – asnjë reagim, asnjë masë
Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Akademia e Kosovës për Siguri Publike i kanë ...
-
MAPL e dërgon në gjykatë Përparim Ramën, themeloi jashtëligjshëm tri Drejtori
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) e ka çuar në Gjykatë krye...
-
Operacioni “Dinari serb”, Policia konfiskoi para dhe intervistoi menaxheren e “Nardodna Banka” si të dyshuar – detaje
Policia njofton se në vazhdën e veprimeve hetimore në lidhje me rastin e titu...