Lajme

Lladrovci, Selimit: Pse tash po kërkon koalicion me LDK’në

Autori: Gazeta inFokus 21:45 | 23 June 2017

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, e ka thumbuar Rexhep Selimin e Vetëvendosjes. Lladrovci në një status në Facebook ka thënë se Selimin tash askush s’po mund ta kuptoj, pasi siç ka thënë Lladrovci ai po i ndryshon qëndrimet. “Çka po ndodhë me Rexhën dhe me parimet e tij, veç tatari merr vesh! Kur e pat përnjëmend, atëherë apo sot? Edhe këtë e merr vesh veç tatari!”, ka thënë Lladrovci.

Ky është postimi i plotë i Lladrovcit në Facebook:

Ku do të ndalet Rexha veç tatari e merr vesh

-Advertisement-

Në cilësinë e Sekretarit Organizativ, unë isha pro koalicionit të AAK-së me LDK-në, në vitin 2004,
Rexhep Selimi, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm, ishte kategorik kundër.

Ai preferonte koalicionin me PDK-në dhe Hashim Thaçin, në të kundërtën, thoshte se nëse lidhet koalicion me LDK-në do të japë dorëheqje.

Megjithatë, koalicioni ndodhi kurse Rexha e mbrojti “parimin” e tij, dha dorëheqje nga Aleanca.
Sot, prej më të zëshmëve që partia e tij të hyjë në koalicion me LDK-në, kundër PDK-së është pikërisht njeriu i “parimeve”, Rexhep Selimi. Çka po ndodhë me Rexhën dhe me parimet e tij, veç tatari e merr vesh!

Kur e pat përnjimend, atëherë apo sot?Edhe këtë e merr vesh veç tatari!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera