Lajme

Lladrovci i reagon Kurtit, thotë se Vetëvendosje do të mbetet e vogël në nivel lokal dhe qendror

Autori: Gazeta inFokus 16:19 | 26 December 2021

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz LLadrovci i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, i cili tha sot se krimi ka zbritur në nivel lokal.
Përmes një shkrimi në rrjetin e tij social Facebook, Lladrovci ka thënë se po të kishte shtet ligjor, Kurti do të duhej sot të intervistohehej nga Prokurori i Shtetit.

Ndërsa ai i është drejtuar Kurtit se “organizata që ju e drejtoni jo vetëm se do të mbetet e vogël në nivel lokal, por shumë shpejt do të bëhet e vogël edhe në nivel qendror”.

Shkrimi i tij i plotë:

-Advertisement-

Z. Kryeministër Kurti,

Me keqardhje e lexova në portale se ju keni deklaruar sikur “krimi ka zbritur në nivel lokal”. Qëndrim tepër zhgënjyes për një kryeministër që nuk bën dallimin e liderit të një partie dhe kryeministrit të vendit për të gjithë qytetarët dhe pushtetin lokal.

Po të kishte shtet ligjor dhe të së drejtës, Ju do të duhej sot të intervistoheshit nga Prokurori i Shtetit për “krimin në pushtetin lokal”, sepse në shtet ligjor, deklaratave të tilla do të duhej t’i bashkëngjitni fakte.

Gjetja e armiqve të rinj të Qeverisë që ju drejtoni, është shmangie nga zgjidhja e problemeve reale të pushtetit qendror. Kjo metodë e ikjes nga përgjegjësia është e njohur, por, nuk është rruga që zgjidh çështjet jetike të qytetarëve.

Me këtë qasje, z. Kryeministër, organizata që ju e drejtoni jo vetëm se do të mbetet e vogël në nivel lokal, por shumë shpejt do të bëhet e vogël edhe në nivel qendror.Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz LLadrovci i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, i cili tha sot se krimi ka zbritur në nivel lokal, raporton Gazeta Express.

Përmes një shkrimi në rrjetin e tij social Facebook, Lladrovci ka thënë se po të kishte shtet ligjor, Kurti do të duhej sot të intervistohehej nga Prokurori i Shtetit.

Ndërsa ai i është drejtuar Kurtit se “organizata që ju e drejtoni jo vetëm se do të mbetet e vogël në nivel lokal, por shumë shpejt do të bëhet e vogël edhe në nivel qendror”.

Shkrimi i tij i plotë:

Z. Kryeministër Kurti,

Me keqardhje e lexova në portale se ju keni deklaruar sikur “krimi ka zbritur në nivel lokal”. Qëndrim tepër zhgënjyes për një kryeministër që nuk bën dallimin e liderit të një partie dhe kryeministrit të vendit për të gjithë qytetarët dhe pushtetin lokal.

Po të kishte shtet ligjor dhe të së drejtës, Ju do të duhej sot të intervistoheshit nga Prokurori i Shtetit për “krimin në pushtetin lokal”, sepse në shtet ligjor, deklaratave të tilla do të duhej t’i bashkëngjitni fakte.

Gjetja e armiqve të rinj të Qeverisë që ju drejtoni, është shmangie nga zgjidhja e problemeve reale të pushtetit qendror. Kjo metodë e ikjes nga përgjegjësia është e njohur, por, nuk është rruga që zgjidh çështjet jetike të qytetarëve.

Me këtë qasje, z. Kryeministër, organizata që ju e drejtoni jo vetëm se do të mbetet e vogël në nivel lokal, por shumë shpejt do të bëhet e vogël edhe në nivel qendror.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera