Lajme

Lladrovci fton qytetarët të ndihmojnë vajzën 24 vjeçare të gjejë prindërit e saj biologjik

Autori: Gazeta inFokus 18:33 | 19 July 2024

Pas 24 vitesh, vajza e gjetur nga policia në udhëkryqin Orllat-Llapushnik, po i kërkon prindërit e vet biologjikë, vajzë të cilën sot e ka takuar kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Vajza, sot është e arsimuar dhe edukuar, jeton e punon në Gjermani, ka mirënjohje të thellë dhe falënderime për Familjen në Mitrovicë e cila e ka adoptuar nga SOS Kinderdorf, më 2001, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i tij në rrjetin social:

-Advertisement-

Vajza 24 vjeçare po i kërkon prindërit e saj biologjikë!

Jeta ndërton ngjarje me emocione, ndër to është edhe jeta e Vajzës e cila po i kërkon prindërit e saj biologjikë, pas 24 viteve. Unë, i premtova Vajzës se e përkrah iniciativën e saj për të gjetur prindërit biologjikë dhe bëj thirrje të na ndihmojë kushdo ka informacione për këtë rast.

Vajza, sot është e arsimuar dhe edukuar, jeton e punon në Gjermani, ka mirënjohje të thellë dhe falënderime për Familjen në Mitrovicë e cila e ka adoptuar nga SOS Kinderdorf, më 2001.

Në dosjen e Policisë, të vitit 2000, thuhet se Vajza është gjetur nga një patrullë policore e UNMIK-ut në udhëkryqin Orllat-Llapushnik (në krahun e djathtë, te stacioni i atëhershëm i autobusëve), më 10 korrik 2000, në ora 21:40.

Në të dhënat e Spitalit të Prishtinës, shkruan se Vajza në momentin e kontrollimit shëndetësor më datën 10 korrik apo 11 korrik 2000, ka qenë foshnjë e lindur rreth 3 ditë më parë në një spital të papërcaktuar.

Vajza kërkon ndihmë për informacionet e lindjeve nga 5.7.2000 deri në datën 10.7.2000, për të gjetur prindërit e saj biologjikë.

Për këtë, do të ndihmonin edhe shënimet e Spitalit të Prishtinës të kohës kur Vajza ka qëndruar aty, nga 10 korriku 2000 deri më 15 mars 2001.

Vajza, është shumë krenare me Familjen në Mitrovicë e cila u përkujdes për të me plotë dashuri prindërore e familjare, e arsimoi dhe edukoi duke e bërë pjesë të denjë të shoqërisë.

Kushdo që ka informacion lidhur me këtë rast, të paraqitet në e mailin e Vajzës i hapur enkas për rastin: [email protected], ose në telefonin: +383 48 600 987

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera