Lajme

Lladrovci flet për akuzat se sulmoi ish-kandidatin e PDK-së për deputet, Fatmir Dugolli

Autori: Gazeta inFokus 10:19 | 17 October 2021

Kandidati për Kryetar të Drenasit nga radhët PDK-së, Ramiz Lladrovci së bashku me bashkëshorten dhe familjarët e tij kanë votuar gjatë ditës së sotme.

Në një prononcim për T7, Lladrovci ftoi të gjithë qytetarët që të dalin në votime, transmeton Reporteri.net.

“Sot është një ditë e mirë dhe i ftoj të gjithë qytetarët të dalin të votojnë për kryetarin e tyre, dhe asambleistin apo asambleisten e tyre”, tha Lladrovci.

-Advertisement-

Tutje, ai foli edhe për rastin mbrëmë, ku u raportua se e kishte sulmua ish-kandidatin e PDK-së p♪7r deputet, Fatmir Dugolli.

“Unë e kom bo komentin tim mbrëmë dhe më vjen keq që një mësimdhënës provon ta prish heshtjen zgjedhore e këtë fushatë kaq të bukur. Më vjen keq që ai ka provu ta prish heshjen, i keni pa të gjitha, gjithçka, e ka thënë edhe prokuroria”, tha Lladrovci.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera