Lajme

Lladrovci e përkujton sulmin e dytë serb kundër Jasharajve: Lufta për çlirim kishte marrë rrugë të pakthyeshme

Autori: Gazeta inFokus 17:17 | 22 January 2023

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka përkujtuar sulmin e dytë të ushtrisë e policisë serbe kundër Jasharajve, duke theksuar se “këtë ditë e mbaj mend deri sa të jem gjallë, sepse, lufta për çlirim kishte marrë rrugë të pakthyeshme”.

Lladrovci jep të dhëna tjera të lidhura me këtë ditë.

“Përball okupatorit serb rezistonte një familje e cila tashmë kishte vendosur e gjitha të shkrihej e të mos dorëzohej. Pas tërheqjes së forcave serbe, me Lulin e Komandantit legjendar, Adem Jasharit, jemi nisur për Tiranë, për furnizim me armë e municione”, shkruan Lladrovci.

-Advertisement-

Postimi i plotë i tij:

Në mëngjesin e 22 janarit 1998, ka ngjarë sulmi i dytë serb kundër Jasharajve në Prekaz, nga Fabrika e Armëve. Sulmi u zhvillua nga disa qindra forca serbe, por, rezistenca ishte e fortë dhe krejt familja i përballuan këtij sulmi.

Këtë ditë u plagos Selvetja, bija e Hamzës dhe Iliriana, bija e Bacit Rifat. Komandanti legjendar, atë ditë nuk kishte qëlluar në shtëpi, por, rezistenca e Bacit Shaban me Hamzën, me nipa e mbesa, kishte qenë shembullore duke i detyruar forcat serbe të tërhiqen.

Këtë ditë e mbaj mend deri sa të jem gjallë, sepse, lufta për çlirim kishte marrë rrugë të pakthyeshme. Përball okupatorit serb rezistonte një familje e cila tashmë kishte vendosur e gjitha të shkrihej e të mos dorëzohej. Pas tërheqjes së forcave serbe, me Lulin e Komandantit legjendar, Adem Jasharit, jemi nisur për Tiranë, për furnizim me armë e municione.

Lavdi e përjetshme Familjes Jashari!
Lavdi e përjetshme Komandantit legjendar Adem Jashari!
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Lavdi e përjetshme Familjes Jashari!
Lavdi e përjetshme Komandantit legjendar Adem Jashari!
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera