Lajme

Lladrovci e largon nga detyra drejtorin që keqpërdori pozitën zyrtare

Autori: Gazeta inFokus 20:46 | 17 October 2019

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka larguar nga detyra Drejtorin e Infrastrukturës publike në këtë komunë, Idriz Hysenaj.

Kjo pasi që ky i fundit para disa dite u akuzua nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, shkruan gazeta inFokus.

Lladrovci këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në facebook, ku është shprehur se Hysenaj është liruar nga detyra e Drejtorit të Infrastrukturës publike në komunën e Drenasit.

-Advertisement-

“Pas vendimit të sotëm të Gjyqit ndaj z. Idriz Hysenaj, e lirova nga detyra e Drejtorit të Infrastrukturës publike në komunë”, ka shruar Lladrovci.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera