Sport

Lladrovci detyron Presidentin e Feronikelit të jep dorëheqje, mësoni arsyen

Autori: Gazeta inFokus 19:35 | 11 December 2017

Presidenti i klubit nga Drenasi, Ekrem Elshani ka dhënë dorëheqje nga posti, shkruan IndeksOnline.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit në Facebook, dhe vet Elshani.

Arsyeja e dorëheqjes ishte “përzierja” e Kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci në klubin e Feronikelit.

-Advertisement-

Ai i ka kërkuar Elshanit të jep dorëheqje sa më shpejtë në mënyrë që klubi i Feronikelit të shkojë sa më përpara.

“Sot me datën 11/12/2017 gjatë ceremonisë se shpalljes se sportistit të vitit nga Komuna e Drenasit isha mysafir ne ketë ceremoni dhe gjatë fjalimit kryetari Z.Ramiz Lladrovci, kërkoj publikisht nga unë që të dha dorëheqje dhe t’i liroj rrugë dikujt tjetër që ta qoj klubin përpara ,mua nuk më mbetët tjetër vetëm të respektoji këtë krekës publike të kryetarit te Komunës z.Ramiz Lladrovcit “, shkruhet në njoftimin e Elshanit.

Më poshtë e keni postimin e plotë të Ekrem Elshani:

Të nderuar bashkëpunëtor anëtarë të bordit , tifoz “Tigrat e Zi , qytetar te Drenasit .

Unë Ekrem Elshani, deri më tani Kryetar i Klubit Futbollistik “Feronikeli”, sot jap dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha funksionet drejtuese të Klubit.

Me shpresën e mirëkuptimit tuaj për aktin e ndërmarr nga ana ime duke respektuar vendimin tim respektoni punën time qe kam bërë për klubin në vitet e fundit ,ndihem i obliguar për sqarime :

Sot me datën 11/12/2017 gjatë ceremonisë se shpalljes se sportistit te vitit nga Komuna e Drenasit isha mysafir ne ketë ceremoni dhe gjat fjalimit kryetari Z.Ramiz Lladrovci, kërkoj publikisht nga unë që të dha dorëheqje dhe ti liroj rrugë dikujt tjetër qe ta qoj klubin përpara ,mua nuk me mbetet tjetër vetëm te respektoji këtë krekës publike te kryetarit te Komunës z.Ramiz Lladrovcit .

Angazhimi imë në klubin tonë të zemrës qëndron në faktin se motiv dhe objektiv i imi me ardhjen në krye të klubit ka qenë vazhdimi i pjesëmarrjes në mënyrë dinjitoze në garat zyrtare të Republikës së Kosovës, ku KF “Feronikeli”, me cilësinë qe kishte dhe me një histori të bujshme sportive arriti shumë shpejt të behet një nder klubet me të organizuara ne vend dhe te fitonte të gjithë trofetë ne futbollin e Kosovës ne vitet e fundit.

Ishte nder dhe privilegj qe unë te drejtoi klubin ne këto vite , afër pata njerëz qe meritoj respekt çdo herë për punën qe kam bërë në klub ku sakrifikuan çdo gjë që Klubi të jetë ne këtë nivel ku është sot.

Sot ishte momenti me i vështir i jetës time te ndahem nga familja ime e dytë nga shtëpia ime dytë ishte shumë e vështirë ,

unë i falënderoj të gjithë ata njerëz që kam bashkëpunua të gjithë ata njerëz qe kanë ndihmuar klubin ,qe ata janë të shumë duke u nisur nga anëtaret e kryesisë te gjithë trajnerët qe ishin pjesë e klubit te gjithë lojtaret ,stafin, ekonomat, administratën të gjithë keni qen shumë profesional kështu si edhe unë e kisha shumë letë te punoja me ju .

Klubit i dëshiroj shumë sukses do te jesh gjithë jetën në zemrën time #

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera