Lajme

Ljajiq thotë se fundi i krizës në Serbi është rënia e taksës apo Qeverisë së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 11:18 | 31 January 2019

Ekonomia serbe pësoi dëme në vlerë prej 66 milionë euro në dy muaj për shkak të futjes së taksës prej 100 përqind nga Kosova për mallrat nga Serbia.

Kështu tha ministri i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit të Serbisë, Rasim Ljajiq i cili shtoi se nuk është i sigurt se si do të përfundojë kriza “me rënien e takës ose Qeverisë së Prishtinës “.

Ai theksoi se në dy muajt e masave siç i ka quajtuar ai “të pakuptimta, sanksioneve”, dëme të mëdha ekonomike iu shkaktuan ekonomisë serbe, por edhe biznesmenëve në Kosovë dhe konsumatorëve.

-Advertisement-

Kujtojmë se pikërisht për çështjen e taksës 100 për qind ndaj Serbisë, ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett është takuar sot me krerët shtetërorë të Kosovës.

Aty po kërkohet një zgjidhje që taksa të pezullohet përkohësisht.

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera